Sot në qytetin e Suharekës është vendosur harta orientuese. I pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj.
Ndryshe qytetit të Suharekës i ka munguar një hartë e tillë dhe që nga sot qytetarët e kësaj komune, mund të orientohen përmes kësaj harte.
Kjo hartë është vazhdimësi e projekteve të komunës së Suharekës, e përkrahur nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Kulturës.
Në harten orientuese të qytetit, janë vendosur të gjithë emrat e rrugëve, objektet administrative dhe objekte tjera si ato rekreative turistike. Po ashtu janë të paraqitura dhe lagjet e qytetit.