TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mbledhja e fundit për këtë vit: Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria Kurti

27/12/2024
in Kosovë, Lajme
Mbledhja e fundit për këtë vit: Të gjitha vendimet që mori sot Qeveria Kurti
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Republikës së Kosovës nën drejtimin e kryeministrit Albin Kurti ka zhvilluar sot mbledhjen e fundit për vitin 2024 ku edhe kanë marrë një numër vendimesh.

Kurti në fillim të kësaj mbledhje ka folur për problemet me energjinë elektrike dhe ka numëruar ato që sipas tij janë “dhjetë sukseset” dhe ka kërkuar edhe nga ministrat që t’ua tregojnë qytetarëve nga 5 suksese që i kanë arritur gjatë vitit 2024.

Vendimet që janë marrë sot në mbledhje:

–           Miratuar vendimin për të ndarë shtesat e njëhershme në vlerë prej 100 euro për fëmijët 0-16 vjeç dhe pensionmarrësit.

–           Aprovuar Ekstraktet e Procesverbalit dhe Transkriptit nga mbledhja: 233 dhe ekstrakteve të procesverbaleve nga mbledhjet: 236 dhe 237 elektronike/korresponduese të Qeverisë së Republikës së Kosovës.

–           Aprovuar Rregulloren për Organizimin dhe Funksionimin e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Baza Gjinore dhe Funksionimin e Grupit Koordinues Ndërministror. Kjo rregullore, si një nga masat e Strategjisë Kombëtare për Mbrojtje nga Dhuna në Familje dhe Dhuna ndaj Grave, ka për qëllim të sigurojë një koordinim më të mirë ndërmjet institucioneve dhe të garantojë zbatimin efikas të politikave dhe masave të parashikuara për mbrojtjen nga dhuna në familje dhe dhuna ndaj grave.

–           Ndryshuar dhe plotësuar Vendimin Nr.  18/ 208 të datës 13 qershor 2024, për zbatim të sanksioneve ndërkombëtare, nga ana e Republikës  së Kosovës në raport me obligimet ndërkombëtare, ndaj individëve dhe entiteteve të ndërlidhur apo përgjegjës për veprime që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës. Në përputhje me vendimet zbatuese të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe në harmoni me qëndrimet e Bashkimit Evropian, rreth bashkërendimit për zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj luftës pushtuese të Rusisë në Ukrainë; rekomandohet aprovimi i masave shtrënguese ndaj individëve e entiteteve të ndërlidhura apo përgjegjëse që minojnë dhe kërcënojnë integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

–           Miratuar vendimin preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor në Merdare. Terminalet doganore vazhdojnë t’i kthehen shtetit e nga to të përfitojnë të gjithë.

–           Miratuar vendimin për ndryshimet e rregullave të origjinës sipas vendimeve të Konventës së Rregullave të Origjinës Pan-Euro-Mesdhetare. Këto ndryshime të propozuar janë një mundësi strategjike për të zgjeruar eksportet, përmirësuar konkurrencën e industrive vendore dhe për të tërhequr investime të reja. Në të njëjtën kohë, ato forcojnë integrimin ekonomik rajonal dhe ndihmojnë në krijimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit.

–           Miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit Ministres së Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për nënshkrimin e Marrëveshjes ndërshtetërore me Islandën, Principatën e Lihtenshtajnit, Mbretërinë e Norvegjisë dhe Konfederatën Zvicerane të cilat përfaqësojnë “Organizatën ndërqeveritare Evropiane për Tregti të Lirë –EFTA. Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është një hap i rëndësishëm për avancimin e marrëdhënieve ekonomike e tregtare mes të Republikës së Kosovës dhe shteteve anëtare të EFTA-s. Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë kompanitë vendore, të cilët do të kenë mundësi të rrisin eksportet e tyre duke pasur qasje të lirë në tregjet e EFTA-s.

–           Miratuar Strategjinë për Menaxhimin e Integruar të Mbeturinave në Republikën e Kosovës 2024-2035 dhe Planin e Veprimit 2024-2026. Strategjia synon të arrijë riciklimin e 50% të mbeturinave deri në vitin 2035 dhe reduktimin e deponimit nën 10% deri në vitin 2045. Me këtë strategji, transformohet menaxhimi i mbeturinave nga deponimi në riciklim dhe ripërdorim, rrjedhimisht duke krijuar vende pune, ruajtur mjedisin dhe mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të vendit.

ShareTweetShare
Previous Post

Hasani: ​Kosova prioritet kombëtar për Shqipërinë

Next Post

Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit

Petrit Kryeziu emërohet Kryeprokur i Prizrenit

Te fundit

Quni: Strategjinë e Sigurisë e përgatiti një njeri me metodën ‘copy-paste’ nga interneti

Quni: Strategjinë e Sigurisë e përgatiti një njeri me metodën ‘copy-paste’ nga interneti

24/10/2022
Nuk dhanë qasje për shpenzimet e Prindon Sadriut, Matoshti-MPJD-së: Çka po fshihni

Nuk dhanë qasje për shpenzimet e Prindon Sadriut, Matoshti-MPJD-së: Çka po fshihni

23/07/2022
Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

Tragjedi për Euron, kjo gjë s’i kishte ndodhur nga viti 2002

06/07/2022
Në mbledhjen e sotme KQZ nuk certifikon Listën Srpska, disa anëtarë thonë se MPB s’pati vërejtje për ta

Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve

10/01/2025
Raporti i OKB-së për Kosovën: Përmenden ngjarjet e 31 korrikut në veri të vendit

Raporti i OKB-së për Kosovën: Përmenden ngjarjet e 31 korrikut në veri të vendit

14/10/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?