Anëtarët e NATO-s duhet të plotësojnë rezervat e tyre të armëve dhe municioneve sa më shpejt të jetë e mundur dhe kjo do të diskutohet në takimin e ministrave të mbrojtjes të Aleancës në muajin shkurt, tha Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut, Jens Stoltenberg.
Ai tha se aleatët e NATO-s duhet të përshpejtojnë prodhimin e armëve dhe municioneve dhe të plotësojnë rezervat sa më shpejt të jetë e mundur.
Norvegjezi vuri në dukje se Aleanca po bashkëpunon ngushtë me industrinë e dedikuar për të përmbushur këto nevoja.
Prokurimi do të jetë një pikë e rëndësishme në rendin e ditës në takimin e ministrave të mbrojtjes të NATO-s në muajin shkurt, sipas një deklarate nga shërbimi për shtyp i NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s përshëndeti vendimin për paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën, për të cilën u ra dakord në takimin e sotëm.
Rusia po përgatitet për ofensiva të reja dhe për këtë arsye është e nevojshme të rritet urgjentisht mbështetja ushtarake në mënyrë që Ukraina të fitojë dhe të kthejë territoret e pushtuara, tha Stoltenberg.
Ndryshe, Ukraina deri më tani nuk ka arritur t’i bind gjermanët dhe amerikanët rreth armatimit me tanket e tyre të fuqishme.