Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka në fjalën e saj në mbledhjen e dy kuvendeve, ka folur për procesin e anëtarësimit në Bashkim Evropian si një synim strategjik, shkruan Gazeta Express.
Spiropali ka thënë se Shqipëria ka mbërritur tashmë në dyert e BE-së dhe është shteti që ka merituar më shumë se çdo vend tjetër anëtarësimin në Bashkim Evropian. Sipas saj, anëtarësimi i Shqipërisë në BE brenda kësaj dekade, është edhe qëllim strategjik i Shqipërisë.
“Shqipëria ka mbërritur në dyert e BE-së. E ka mëritur më shumë se çdo vend tjetër anëtarësimin në BE. Anëtarësimi në BE brenda kësaj dekade është qëllim strategjik kombëtar”, ka thënë ajo, duke përmendur edhe faktin se tash së voni i janë hapur Shqipërisë dy kapituj në rrugën drejt integrimit në BE.
Kryekuvendarja e Shqipërisë ka thënë se Tirana zyrtare është e shqetësuar që Kosova s’e ka fituar ende statusin e vendit kandidat, meqë sipas perceptimit të përgjithshëm e ka mëritur më herët një gjë të tillë. Ajo iu ka bërë thirrje edhe 5 vendeve të BE-së ta njohin pavarësinë e Kosovës, meqë herët a vonë Kosova do të ketë ulëse në OKB dhe do të jetë një yll i ri në flamurin e BE-së.
“Jemi të brengosur që Kosova s’e ka fituar ende statusin e vendit kandidat, që sipas gjykimit të përgjithshëm e ka merituar më herët. Nxisim 5 vendet e vetme të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende, të pranojnë se çfarë nuk bëhet tani, s’është mirë të lihet për më vonë, se herët a vonë është e qartë që Kosova do të jetë edhe një Flamur më shumë në OKB dhe një yll më shumë në flamurin Evropian. Shqipëria ka mbështetur dhe vazhdon të mbështes anëtarësimin në Këshill të Evropës. Kosova ka plotësuar kushtet dhe anëtarësimi është çështje kohe”, ka thënë Spiropali./GazetaExpress/