TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Licensohen mbi 900 inxhinierë

21/12/2024
in Ballina, Kosovë, Lajme
Licensohen mbi 900 inxhinierë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

 

Oda e Inxhinierëve të Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhjen konstituive ku janë licensuar mbi 900 inxhinierë.

Ministri i Ministrisë se Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha se me rastin e themelimit të Odës së Inxhinierëve të Kosovës deri më tani janë regjistruar 675 inxhinierë dhe 910 të tjerë u licensuan, raporton KP

“Meqë sot po e themelojmë Odën e Inxhinierëve, nga inxhinierët e gjithë vendit tonë, sot deri më tani 675 inxhinierë të regjistruar nga 910 sosh të cilët e marrin licensën, licensohen. I bie që kemi një pjesëmarrje masive dhe gatishmëri e vullnet nga të gjithë ju që ta themelojmë dhe të vendosim një rend edhe më të mirë sesa ku që e kemi në fushën e inxhinierisë.

Të gjithë kemi qenë të vetëdijshëm dhe e kemi prit me kohën dhe jemi munduar të sigurojmë sa më shpejtë licensimi dhe të arrijmë të ndërtojmë një sistem të mirëfilltë ashtu siç e kanë të gjitha vendet e botës.

Kemi qenë të hendikepuar. Nuk mund të ketë asnjëherë zbatim të mirëfilltë të ligjit pa pasur licensa. Licensa është e domosdoshme pasi diplomën është ajo që ti e merr dhe do ta kesh përherë. Ndërsa, licensën është ajo që ti duhet ta bësh në vazhdimësi ta azhurnosh në mënyrë që të jesh në linjë përherë me nivelin e zbatimit të ligjeve në fushën e ndërtimeve dhe të gjithë arritjeve shkencore që bëhen”, tha Aliu.

Themelimi i kësaj ode u bë në kuadër të projektit të GIZ-it, i financuar nga BE-ja dhe qeveria gjermane, duke mbështetur Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në zhvillimin e bazës ligjore.

Përfaqësuesja e GIZ-it, Venera Aqifi tha se themelimi i kësaj ode është një moment shumë i rëndësishëm për forcimin e strukturave të inxhinierisë në Kosovë.

“Themelimi i Odës së Inxhinierëve si hap i parë në këtë proces po besoj që do të luaj një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e shërbimeve publike duke përmirësuar shërbimet publike por gjithashtu duke ndikuar edhe në modernizmin e shërbimeve që do të përmirësojnë jetën e qytetarëve por edhe profesionistë në fushën e inxhinierisë.

Në kuadër të projektit tonë, të financuar nga BE dhe qeveria Gjermane dhe që implentohet nga GIZ, ne kemi mbështetur MMPHI në zhvillimin e bazës ligjore, dhe ky është hapi themelor që ndikon në themelimin e Odave që po besoj do të jenë përgjegjëse dhe do ta mirëpresin edhe sistemin e licencimit të inxhiniereve që jemi në proces të prokurimit dhe së shpejti po besoj që gjatë vitit të ardhshëm edhe thirrjen e radhës për licencim ta bëjmë përmes sistemit digjital pa pasur nevojë për procedura shtesë, kohë dhe ngarkesë për profesionistët siç jeni ju. Përmes këtij projekti ne gjithashtu jemi në zhvillimi të procedurave për thjeshtësim dhe digjitalizim të më shumë se 30 shërbimeve”, tha Aqifi.

Ndërkaq, udhëheqësi i Departamentit për Planifikim Hapësinor, Ndërtim dhe Banim, Servet Spahiu tregoi historikun dhe sfidat të cilat të janë tejkaluar deri në themelimin e kësaj ode.

Ai tha se oda e inxhinierëve do të jetë përgjegjëse për licencimin e inxhinierëve, promovimin e standardeve etike dhe profesionale, mbështetjen dhe edukimin profesional e të tjera.

“Në janar të vitit 2022 u miratua Ligji për Odën e Inxhiniereve i plotësuar pastaj edhe me aktet plotësuese nënligjore duke mundësuar juridike të krijimit të Odave. Roli i Odës së Inxhiniereve është që të mbështes dhe zhvillojë profesionin e inxhinierisë duke siguruar standarde të larta etike dhe profesionale si dhe duke kontribuar në rritjen e cilësisë dhe njohurisë në fushën e inxhinierisë. Oda e inxhinierëve do të jetë përgjegjëse për licencimin e inxhinierëve, promovimin e standardeve etike dhe profesionale, mbështetjen dhe edukimin profesional, mbrojtjen e interesave të profesionistëve të fushës dhe publikut si dhe mundësinë e bashkëpunimit dhe këshillimit profesional”, theksoi Spahiu.

Kryesuesi i Komisionit Ministror për Themelimin e Odës së Arkitektëve dhe Inxhinierëve në Fushën e Ndërtimit, Xhemail Metolli tha se ngjarja e sotme është një rast i rëndësishëm në historinë e inxhinierisë dhe zhvillimit profesional në Kosovë.

Pasi sipas tij bëhet konsolidimi i profesionit të inxhinierëve dhe ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit mes profesionistëve.

“Themelimi i Odës së Inxhinierëve të Kosovës si institucion i nevojshëm është një rast i rëndësishëm në historinë e inxhinierisë dhe zhvillimit profesional në Kosovë për konsolidimin e profesionit të inxhinierëve në Kosovë duke udhëhequr koordinimin e zhvillimit të mëtejshëm të këtij sektori si dhe ngritjen e standardeve profesionale dhe forcimin e bashkëpunimit mes profesionistëve…Siç e dini me ligj themelohen dy oda, Oda e Arkitektëve dhe Oda e inxhinierëve ne fushën e ndërtimit si dy oda të pavarura të cilat ushtrojnë kompetenca të caktuara publike.

Një ndër to rregullohet anëtarësimi në oda, përcaktohet selia, statusi i tyre, roli dhe fushëveprimtaria e odave, profesionet, licensat, përgjegjësinë disiplinore dhe edukimin e vazhdueshëm të inxhinierëve në fushën e ndërtimit…Është i rëndësishëm krijimi i mundësie për inxhinierët e rinj që të zhvillohen profesionalisht përmes trajnimeve, për edukim të vazhdueshëm dhe pjesëmarrje në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare”, potencoi Metolli.

Përveç kësaj, kuvendi i parë i kësaj ode filloi punimet në Prishtinë duke organizuar procesin e votimit për zgjedhjen e Organeve të Përkohshme të Odës së Inxhinierëve, Anëtarë të Bordit Drejtues, Anëtarë të Komisionit Disiplinor dhe Anëtarë të Komisionit për Ankesa.

Pritet që në orët e mbrëmjes të përfundojë procesi i votimit, të numërohen votat dhe të bëhet zgjedhja e Kryetarit të Odës nga radhët e anëtarëve te Bordit Drejtues. /kp/

Tags: Inxhinierë.
ShareTweetShare
Previous Post

Ardhja e bashkatdhetarëve, të dhënat e fundit për gjendjen në vendkalimet kufitare

Next Post

“TikTok do mbyllet për një vit”/ Rama për masat e reja në shkolla: Sot ndihem i lehtësuar!

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Rama: Kanabisin do e legalizojmë, ndoshta edhe për përdorim personal

“TikTok do mbyllet për një vit”/ Rama për masat e reja në shkolla: Sot ndihem i lehtësuar!

Te fundit

Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet kryesore të ditës së sotme në vendin tonë

16/08/2022
Beogradi i reagon Kurtit për targat

Petkoviq: Kurti po ndryshon taktikë kot, serbët nuk i duan targat RKS

25/10/2022
Shaqir Totaj: Qeveria të bashkëpunojë me nivelin lokal, nuk jemi të kënaqur me përkrahje

Shaqir Totaj: Qeveria të bashkëpunojë me nivelin lokal, nuk jemi të kënaqur me përkrahje

07/01/2023
Presidentja nuk e fali asnjë të dënuar për Vitin e Ri, KMDLNJ-në thotë se kjo është krejt e paarsyeshme

Prokuroria kërkon paraburgim për 15 të dyshuarit për fajde që u arrestuan dje

03/03/2023
Ledri dhe Sara kapen “mat” në rrugët e Tiranës

Ledri dhe Sara kapen “mat” në rrugët e Tiranës

16/12/2024

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?