Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa ka publikuar një infografikë, ku ka krahasuar çmimet e produkteve ushqimore në muajin maj të këtij viti krahasuar me muajin e njejtë të vitit të kaluar.
Bazuar në infografikën e publikuar nga Mustafa, mielli është shtrenjtuar për 26 centë, vaji për 1 euro e 23 centë, buka e bardhë për 11 centë, domatet për 77 centë, vezët për 1 euro e 7 centë, qumështi për 18 centë, patatet për 13 centë, derisa specat e pa djegëst për 2 euro e 60 centë.
Sipas Mustafës, rritja e çmimeve është 12.5 përqind. Ai ka kërkuar që Qeveria ta largojë urgjentisht akcizën në derivate dhe TVSH’në në ushqim, derivate e energji.
“Rritja e çmimeve 12,5%! Qeveria duhet urgjentisht të largojë akcizën në derivate dhe TVSh-në në ushqim, derivate dhe energji”, ka shkruar Mustafa./Express