TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Logopedi Iljasa Fazliu që abuzoi me 3 vjeçaren autike kthehet në punë në QKUK

20/01/2023
in Kosovë, Lajme
Logopedi i dyshuar për abuzimin e 5-vjeçares në Gjilan del sot para gjykatës
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Iljasa Fazliu, logopedi që abuzoi me 3 vjeçaren me autizëm është kthyer në punë në Klinikën e ORL-së, në QKUK.

Kthimi në punë i logopedit Fazliu është bazuar në vendimin e lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku i njëjti nuk ka dënim të formës së prerë.

Lajmin për Insajderi e ka konfirmuar zyra për media e QKUK-së.

“Në lidhje me rikthimin e tij në punë, ju njoftojmë se i njëjti është kthyer në punë vetëm si logoped në Klinikën e ORL-së, por jo u.d. shef i shërbimit. Komision Disiplinor vendimin e ka bazuar në Certifikatën mbi Dënimet Penale të lëshuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ku I.F figuron se nuk është i dënuar me Aktgjykim të formës së Prerë”, thuhet në përgjigjen e QKUK-së.

Skandaloz është fakti që rikthimi në punë i logopedit është bërë duke e ditur që i njëjti është në rilicencim, pasi nuk kishte licencë të logopedit nga Oda e Infermierëve të Kosovës.

“Po ashtu, ka sjellë dëshminë nga Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndësore të Kosovës, Vëretetim, sipas të cilit është në procedurë të rilicencimit të tij nga data 5 janar 2023”, thuhet më tej në përgjigjen e QKUK-së

Logopedi, Iljasa Fazliu nga Gjilani ka abuzuar psiqikisht në ordinancën e tij një fëmijë 3 vjeçar të diagnostikuar me autizëm. Gazeta Insajderi kishte siguruar video incizimet ku i njëjti dëgjohet duke e sharë e ofenduar fëmijën teksa dëgjon të qarat e tij.

A.V (inicialet e së cilës janë ndryshuar nga redaksia) kishte kohë që po e dërgonte vajzën e saj 3 vjeçare në ordinancën logopedike AAR logo + në Gjilan. Insajderi kishte raportuar se nëna e kishte vërejtur se gjendja e vajzës që vetëm se përkeqësohej dita ditës.

VIDEO: ”Plaq atje…Ik atje budallicë, ta q*ft bota nanen…ik aty… jepja bre topin q*ja nanen qaty… nalu ta q*ft dreqi nanen…çka po don çka, çka?… na e lodhe b**hen”, këto janë fjalët që dëgjohen në videon e siguruar

Logopedi Iljasa Fazliu , është i përfshirë edhe në një skandal tjetër. Gazeta Insajderi kishte raportuar se si kryesues i Komisionit për Licencim të Logopedëve kishte lëshuar 4 licenca të punës në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

Në pozita e kryesuesit të Komisioni për Licencim të Logopedëve, Fazliu dyshohet se ka lëshuar licenca kundër rregullave të parapara me legjislacioni në fuqi. Vetëm me tre muaj praktik profesionale, ai u ka lëshuar licenca të punës katër logopedëve, shkruan Insajderi.

Blenda Halilin, Rinor Vrajollin, Vlera Salihajn dhe Kreshnik Bibajn janë logopedët të cilët u pajisën me licenca të punës pa përfunduar stazhin pasdiplomik në kohëzgjatje të plotë prej gjashtë muajsh. Ata kishin vijuar vetëm 3 muaj praktikë profesionale.

Tags: Iljasa FazliuLogopedQKUK
ShareTweetShare
Previous Post

Aliu: Shmangni kalimet në rrugët me ujë, respektoni rregullat e qarkullimit rrugor

Next Post

Memli Krasniqi: Qeveria të ndaj fonde për kompensim të dëmeve të mëdha nga përmbytjet

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
PDK thërret konferencë për media – do të paraqitet Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Qeveria të ndaj fonde për kompensim të dëmeve të mëdha nga përmbytjet

Te fundit

U shpall plagjiator dhe iu ngjit posteri në Filozofik, reagon Bujar Dugolli

U shpall plagjiator dhe iu ngjit posteri në Filozofik, reagon Bujar Dugolli

22/06/2022
ZRrE: Qeveria s’ndau subvencionet, po kërkohet shqyrtim i jashtëzakonshëm i tarifave të rrymës

Qeveria miraton këto masa të emergjencës në furnizim me energji

01/08/2022
Pas PDK-së, edhe LDK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial

Pas PDK-së, edhe LDK e dërgon në Kushtetuese Ligjin për Këshillin Prokurorial

01/07/2022
Qeveria emëron Bordin e “KRU Gjakova”

Albin Kurti mbledh ministrat

26/10/2022
Sveçla pret në takim zëvendësdrejtorin e policisë italiane, ia dhuron Hyjneshën në fron

Sveçla pret në takim zëvendësdrejtorin e policisë italiane, ia dhuron Hyjneshën në fron

06/07/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?