Nëse vuani nga kjo e fundit, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për t’u përdorur në rastin e migrenës.
Ka dy lloje dhimbje koke, është ajo e zakonshmja, është dhe migrena. Nëse vuani nga kjo e fundit, e dini shumë mirë që termi dhimbje nuk është ai i duhuri për tu përdorur.
Dhimbja nga migrena është paralizuese. Por duke lënë menjanë dhimbjen e fortë të kokës, migrena shoqërohet gjithashtu edhe me simptoma të tjera të çuditshme. Do të ndjeni sytë tuaj në mënyrë të pazakontë dhe një aftësi nuhatëse jo normale.
Vizione të paqarta
Mund të keni momente gjatë të cilave ju duket se shihni fasha drite, që mund të jenë gati-gati verbuese, të cilat në fakt janë rezultat i një iluzioni vizual që ndodh brenda trurit tuaj. “Është si një pyll në flakë, i cili digjet dhe e lë tokën të shkretë”, shprehet Mark Green drejtori i një qendre spitalore në New York. Green thotë se lobi optik i trurit aktivizon nervat dhe më pas rrëzohet jashtë, gjë që krijon fashat e dritës dhe më pas episodin e errësirës.
“Ndonjëherë njerëzit mendojnë se është vetëm një sy ai që provon këtë ndjesi”, thotë Joseph Safdieh, neurolog në një tjetër qëndër spitalore në New York, “por është një iluzion i gabuar, pasi nëse provoni të zini me dorë syrin e majtë për shembull do të vazhdoni të shihni dritën më syrin e djathtë”, përfundon ai.
Marramendje
Shumë njerëz përjetojnë një marrje të tmerrshmë mendsh, një ndjesi sikur dhoma po rrotullohet aq shumë saqë ju duket sikur do të rrëzohen nëse nuk ulen. Shpesh këto marramendje, shoqërohen edhe me të përziera. Rastet e migrenës pothuajse përherë shoqërohen me marrje mendsh të forta.