TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

IKShPK-ja me këshilla se si të parandalohet virusi i ri kinez

06/01/2025
in Ballina, Kosovë, Lajme, Shëndeti
Rritja e rasteve me coronavirus, IKSHPK bën apel për qytetarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Në Kinë ka shpërthyer një virus i ri, ai i human MetaPneumovirusin, apo shkurt hMPV.

Ndonëse autoritetet më të larta botërore të shëndetësisë nuk e kanë cilësuar situatën lidhur me këtë virus si një emergjencë globale shëndetësore, autoritetet shëndetësore kudo kanë forcuar sistemet e monitorimit të sëmundjeve ngjitëse dhe kanë rritur kujdesin.

E Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në bashkëpunim me Zyrën e OBSH-së në Kosovë ka ndarë për qytetarët disa nga informacionet bazike lidhur me metapneumovirusin me qëllim që publiku të jenë të informuar dhe të rris masat e kujdesit parandalues.

A ka epidemi të re në Kinë?

-Qendra kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve publikon raporte javore mbi monitorimin e sëmundjeve të ngjashme me gripin. Raportohet se, siç pritet për këtë periudhë të vitit (dimri në hemisferën veriore), ka rritje mujore të infeksioneve akute respiratore, përfshirë gripin sezonal, virusin respirator sincicial (RSV) dhe metapneumovirusin njerëzor. Niveli i raportuar i aktivitetit të gripit në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është më i ulët.

Çka është metapneumovirusi njerëzor?

-Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është virus i zakonshëm respirator. Ai është zbuluar për herë të parë në vitin 2001 nga shkencëtarët holandezë. Dihet se shkakton sëmundje të rrugëve të sipërme dhe të poshtme të frymëmarrjes. hMPV ndjek model sezonal vjetor si gripi dhe RSV, dhe zakonisht arrin kulmin në dimër ose në fillim të pranverës.

Si përhapet hMPV?

-hMPV ka më shumë gjasa të përhapet nga personi i infektuar tek të tjerët përmes:

  • Pikave gjatë kollitjes dhe teshtitjes;
  • Kontaktit të ngushtë personal, si puthja, prekja ose shtrëngimi i duarve;
  • Prekja e objekteve ose sipërfaqeve që kanë virusin mbi to dhe më pas prekja e gojës, hundës ose syve.

Cilat janë simptomat?

-Simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë. Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të dobësuar dhe të moshuarit.

Kush është në rrezik nga hMPV?

-Rastet e rënda mund të rezultojnë me bronkit ose pneumoni veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të dobësuar. Personat me kushte paraprake të mushkërive, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.

Si të parandaloni përhapjen e hMPV?

-Për të parandaluar përhapjen dhe për të reduktuar rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, duhet të ndiqen masa të thjeshta. Këto masa përfshijnë: qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve, shmangien e prekjes së syve, hundës ose gojës me duar të palara dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara kundër gripit sezonal, sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.

A ka trajtim/vaksinë kundër hMPV?

-Aktualisht, nuk ka trajtim specifik ose vaksinë për hMPV dhe kujdesi mjekësor është kryesisht simptomatik dhe virusi zakonisht kalon vetë. Për të lehtësuar simptomat dhe nëse këshillohet nga profesionisti i kujdesit shëndetësor, pacientët mund të përdorin barëra pa recetë për të kontrolluar dhimbjen dhe ethet. Për pacientët me fishkëllimë dhe kollë më të rëndë, mjekët mund të përshkruajnë inhalator të përkohshëm.

Metapneumovirusi njerëzor (hMPV)

  • Metapneumovirusi njerëzor (hMPV) është një virus i zakonshëm respirator. Simptomat përfshijnë kollë, ethe, kongjestion nazal dhe fishkëllimë.
  • Rastet e rënda mund të rezultojnë në bronkit ose pneumoni, veçanërisht tek foshnjat, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.
  • Personat me kushte paraprake të mushkërive, si astma, sëmundja pulmonare obstruktive kronike (COPD) ose emfizema, janë në rrezik më të shtuar për pasoja më të rënda.
  • Virusi përhapet kryesisht përmes pikave ose aerosoleve nga kollitja ose teshtitja, kontakti i drejtpërdrejtë me individin e infektuar, ose ekspozimi ndaj sipërfaqeve të kontaminuara.
  • Shumica e rasteve të hMPV janë të lehta, me simptoma të ngjashme me të ftohtin e zakonshëm. Patogjenët respiratorë, duke përfshirë gripin sezonal, RSV dhe hMPV, mund të paraqesin rreziqe për personat më të ndjeshëm, duke përfshirë fëmijët e vegjël, personat me imunitet të kompromentuar dhe të moshuarit.
  • Për të parandaluar përhapjen dhe për të reduktuar rreziqet e shkaktuara nga patogjenët respiratorë, masat e thjeshta mund të parandalojnë përhapjen dhe të reduktojnë rreziqet, veçanërisht për personat më të ndjeshëm. Këto përfshijnë qëndrimin në shtëpi kur jeni të sëmurë, ndjekjen e këshillave mjekësore për kujdesin, mbajtjen e maskave në hapësira të mbushura me njerëz ose të ajrosura dobët, mbulimin e kollës dhe teshtitjes me pecetë ose bërryl të përthyer, praktikimin e larjes së rregullt të duarve dhe marrjen e vaksinave të rekomanduara sipas këshillave të mjekut dhe autoriteteve lokale të shëndetit publik.
Tags: IKShPK-ja
ShareTweetShare
Previous Post

Krasniqi: Numri 131 na bashkon në vizionin për një Kosovë ma të mirë

Next Post

Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

Haradinaj: Në numrin 137 është fitorja e Kosovës

Te fundit

Arrestohen aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

Arrestohen aktivistët e ORCA-s, Rron Gjinovci dhe Dibran Hoxha

14/11/2022
“Elektrosever” ka licencë, por ende nuk operon në Kosovë

“Elektrosever” ka licencë, por ende nuk operon në Kosovë

19/08/2022
SBASHK dhe BSPK nuk zmbrapsen, vazhdojnë grevën

SBASHK dhe BSPK nuk zmbrapsen, vazhdojnë grevën

01/09/2022
Ish-kryegjyqtari i EULEX u drejtohet kosovarëve për mosliberalizimin: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

Ish-kryegjyqtari i EULEX u drejtohet kosovarëve për mosliberalizimin: Ju i bëtë të gjitha, një ditë do shpërbleheni

25/06/2022
Ngjarjet e fundit në vend, KGJK mban mbledhje të jashtëzakonshme

KGJK-ja miraton listën me shërbime esenciale: Në zbatim deri në shfuqizim të vendimit të Qeverisë

24/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?