Shëndeti emocional i fëmijëve është një temë e cila rrallëherë i jepet rëndësia që meriton, duke qenë se këta “humanë të vegjël” nuk shprehin lehtësisht çdo gjë që i shqetëson.
Në vijim ne dëshirojmë të ndajmë me ju 5 shenja që nuk duhet t’i ngelizhoni:
Luhatjet e humorit
Zemërimi ose ndjenja e frikës pa asnjë shkak janë shenja treguese se fëmija nuk po tregon se çfarë e mundon. Ndoshta nuk kanë marrë një notë kaluese në shkollë apo kanë pasur një zënkë me mikun e tyre më të mirë. Cilado qoftë arsyeja, tregohuni sa më të kujdesshëm. Situatat e mësipërme ndonëse duken të papërfillshme për ju, janë të rëndësishme dhe kanë ndikim në përditshmërinë e fëmijës.
Nuk shqetësohen për pamjen e tyre
Nëse fëmija juaj ndalon së kujdesuri për pamjen dhe nis të neglizhojë rutinat bazë të pastëtisë si larja e dhëmbëve dhe ndërrimi i përditshëm i rrobave, ky është një tregues se diçka po i shqetëson. Përpiquni t’u qëndroni afër dhe t’u bëni pyetje në mënyrë që të kuptoni çfarë e shkakton këtë sjellje.
Shmangia e miqve dhe familjes
Shmangia e çdo ndërveprimi shoqëror dhe familjar mund të jetë një shenjë se diçka po ndodh. Nëse vëreni se fëmija ka nisur të injorojë shkollën dhe madje edhe miqtë e tij më të mirë, idealja është të konsultoheni me një specialist i cili mund t’ju ndihmojë të gjeni një arsyen.
Nuk u pëlqejnë më aktivitetet e preferuara
Një shenjë tjetër që tregon se fëmija juaj mund të mos jetë mirë emocionalisht është humbja e interesit për aktivitete që i pëlqenin dikur. Kur ky ndryshim ndodh papritur dhe shoqërohet me mungesë komunikimi dhe ankth, dijeni se ka gjithmonë një shkak.
Sëmuren shpesh dhe nuk duan të shkojnë në shkollë
Nëse vini re se fëmija nuk dëshiron të shkojë në shkollë, ka problem me pagjumësinë dhe me oreksin, bëni një takim me edukatoren ose mësuesen përkatëse. Zakonisht, shenjat e mësipërme tregojnë se fëmija nuk po përshtatet me nxënësit e tjerë ose ka vështirësi me lëndë të caktuara. Këto vështirësi shoqërohen me ndjesinë e stresit i cili ndikon në uljen e sistemit të tyre imunitar dhe shkakton sëmundje.