SBASHK ka thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga qeveria.
Në komunikatë thuhet se qeveria nuk ka “dashur të dëgjojë” për kërkesat e anëtarësisë.
“Anëtarësi e nderuar e SBASHK-ut kudo jeni, që nga çerdhet e deri në universitete, urojmë që viti që po vjen mos të jetë si ky që po e lëmë pas. Koleget e kolegët tanë në arsimin parauniversitar po bëjnë analiza të suksesit të nxënësve në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë dhe spontanisht edhe po përgatiten për festat e fundvitit. Është kjo koha edhe kur bëjmë vlerësime duke u kthyer nga janari e deri te ky muaji dhjetor, dhe fatkeqësisht vërejmë se shkoi edhe viti 2024 e nuk morëm as edhe një lajm të mirë nga qeveria. U angazhuam dhe bashkërisht dërguam shumë shkresa te qeveria dhe MASHTI-i duke përmendur kërkesat legjitime të anëtarësisë, por le që nuk u realizua as edhe njëra, por qeveria Kurti e në veçanti znj. Nagavci as nuk deshti të dëgjojë për to dhe i iku vazhdimisht dialogut me SBASHK-un, sepse e dinte se ne kemi fakte e argumente e ajo vetëm fjalë boshe e asgjë tjetër. Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte vetëm 28 euro teksa në Shqipëri kjo ngritje pagash është me qindra euro për vitin 2024”.
SBASHK-ja ka përmendur edhe kontratën kolektive duke thënë se ministrja Nagavci “i iku dialogut dhe obligimit të saj për negociim”.