TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

SBASHK: Shkoi edhe ky vit pa asnjë lajm të mirë nga qeveria

24/12/2024
in Kosovë, Lajme, Te tjera
SBASHK: Shkoi edhe ky vit pa asnjë lajm të mirë nga qeveria
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

SBASHK ka thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga qeveria.

Në komunikatë thuhet se qeveria nuk ka “dashur të dëgjojë” për kërkesat e anëtarësisë.

“Anëtarësi e nderuar e SBASHK-ut kudo jeni, që nga çerdhet e deri në universitete, urojmë që viti që po vjen mos të jetë si ky që po e lëmë pas. Koleget e kolegët tanë në arsimin parauniversitar po bëjnë analiza të suksesit të nxënësve në përmbyllje të gjysmëvjetorit të parë dhe spontanisht edhe po përgatiten për festat e fundvitit. Është kjo koha edhe kur bëjmë vlerësime duke u kthyer nga janari e deri te ky muaji dhjetor, dhe fatkeqësisht vërejmë se shkoi edhe viti 2024 e nuk morëm as edhe një lajm të mirë nga qeveria. U angazhuam dhe bashkërisht dërguam shumë shkresa te qeveria dhe MASHTI-i duke përmendur kërkesat legjitime të anëtarësisë, por le që nuk u realizua as edhe njëra, por qeveria Kurti e në veçanti znj. Nagavci as nuk deshti të dëgjojë për to dhe i iku vazhdimisht dialogut me SBASHK-un, sepse e dinte se ne kemi fakte e argumente e ajo vetëm fjalë boshe e asgjë tjetër. Dalin e pa fije turpi flasin për rritje të dukshme pagash, por rritja ishte vetëm 28 euro teksa në Shqipëri kjo ngritje pagash është me qindra euro për vitin 2024”.

SBASHK-ja ka përmendur edhe kontratën kolektive duke thënë se ministrja Nagavci “i iku dialogut dhe obligimit të saj për negociim”.

“Iu drejtuam me kohë ministres për të bashkëbiseduar e negociuar kontratën e re kolektive, por ajo i iku dialogut dhe obligimit të saj për negocim me të vetmin qëllim që t’ju lë pa Kontratën Kolektive, që është bazë e fortë e ruajtjes së të drejtave tuaja të punës. Kërkuam kushte të mira pune, por qeveria ju la të zhvilloni betejën për dije me shkumës e shpuzë, pra me kushte pune të shekujve të kaluar. Ju mblodhët 20.606 nënshkrime për nismën qytetare me kërkesën legjitime që t’u kthehet e drejta e fituar e që vitet e 90-ta të rinumëroheshin si vite kontributdhënëse. Kryetari i Parlamentit Glauk Konjufca na priti me buzëqeshje e na përgëzoi për këtë iniciativë duke premtuar se do të mundohet që kjo të dal sa më shpejt para deputetëve, por qeveria doli edhe kundër kësaj iniciative dhe ajo këtë vit nuk arriti fare të deputetët për ta votuar dhe vazhdon realiteti i hidhur që vitet 90-të nuk u pranohen punëtorëve arsimorë si kontributdhënëse, por a thua ishte kontribut i vogël mbajtja gjallë e shkollës dhe gjuhës shqipe dhe lëshimi i dëftesave e dokumenteve tjera me Republika e Kosovës?”

Në fund SBASHK-u ka uruar festat e fundvitit për të gjithë punëtorët e arsimit duke thënë se viti 2025 do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe kërkesave të tyre.

“Punëtorë të arsimit, anëtare e anëtarë të SBASHK-ut, gëzuar festat e fundvitit me besimin e plotë se viti që po vjen do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe i realizimit të kërkesave tuaja të arsyeshme e legjitime”.

Tags: SBASHK-u
ShareTweetShare
Previous Post

Kryetari i KQZ-së: Moscertifikimi i Listës Serbe s’ka bazë ligjore

Next Post

Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të shkëlqyer

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të shkëlqyer

Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të shkëlqyer

Te fundit

Haradinaj në 27 vjetorin e masakrës së Srebrenicës: Njollë e pashlyer derisa nuk vendoset drejtësia

Haradinaj sot mban konferencë të jashtëzakonshme

03/11/2022
Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë zotohen për zbardhjen e krimeve të luftës dhe njohjen reciproke

Republikanët e Kosovës dhe të Serbisë zotohen për zbardhjen e krimeve të luftës dhe njohjen reciproke

13/03/2023
SBASHK-u paralajmëron grevë të përgjithshme para shtatorit

SBAShK-u: Greva vazhdon edhe pas të hënës nëse nuk takohemi për të gjetur zgjidhje

17/09/2022
Vjedhje në një shtëpi në Prizren, Policia jep detaje

Policia del me detaje për rënien e ashensorit në Emshir: Nëntë persona ishin brenda tij

10/04/2023
Konfiskohen pajisje në vlerë prej 250 mijë euro për kultivimin e kanabisit në Leposaviq

Policia sqarohet për protestat në veri: Po përkujdesemi për ruajtjen e rendit

23/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?