Këngëtarja e njohur shqiptare, Samanta Karavella, po jeton ditët e saj më të lumtura në pritje për t’u bërë nënë për herë të parë.
Burime të #Gjesit pranë artistes kanë konfirmuar lajmin për shtatzëninë e saj duke zbuluar se Samanta po shijon këtë periudhë në Amerikë, atje ku është zhvendosur prej kohësh pranë partnerit të saj, ndërsa ka vendosur që edhe lindjen e foshnjës ta bëjë atje.
Ndryshe Samanta ndonëse prej vitesh e larguar nga Shqipëria vazhdon të jetë shumë aktive në skenën muzikore me prurje muzikore të reja dhe shumë të suksesshme.