TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Duka: Këtë vit do të mundohemi ta jetësojmë ëndrrën tonë drejt Botërorit

07/01/2025
in Sport
Duka: Këtë vit do të mundohemi ta jetësojmë ëndrrën tonë drejt Botërorit
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, është përzgjedhur si një nga personazhet më të spikatur gjatë vitit 2024 nga emisioni “Jetë Shqiptare” në RTSH, i vlerësuar për arritjet personale dhe profesionale që kanë ndikuar dhe shënjuar vitin që sapo kemi lënë pas.

Gjatë intervistës së tij, Presidenti Duka e cilësoi vitin 2024 si një vit historik, duke veçuar pjesëmarrjen për herë të dytë të ekipit Kombëtar në një Kampionat Europian. Gjithashtu, ai vuri në dukje të gjitha arritjet e tjera gjatë vitit 2024, duke nisur nga organizimi i shumë turneve ndërkombëtarë në vendin tonë, investimet në infrastrukturë, rritja e numrit të futbollistëve në vendin tonë dhe shumë arritje të tjera.

Presidenti Duka u shpreh se viti 2025 vjen me shumë sfida të reja, por edhe me ngjarje të mëdha, duke veçuar Kampionatin Europian U-17 që do të organizohet në vendin tonë, mbledhjen për herë të parë në histori të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s në Tiranë, si dhe rrugëtimin e ri të ekipit të vajzave dhe djemve në kualifikueset e ardhshme.

Më poshtë, intervista e plotë:

Si ka rezultuar viti 2024 për ju? – Çdo vit ka ngjarjet e veta, pozitive dhe negative, emocione. Në futboll nuk mungojnë në asnjë ditë, në asnjë minutë. Viti 2024 për futbollin shqiptar mendoj që është një vit historik i rëndësishëm, për pjesëmarrjen e Shqipërisë në kampionatin Europian “Gjermani 2024”, për performancën e skuadrës, për praninë e tifozëve, për spektaklin në përgjithësi jo vetëm në Gjermani, por në të gjithë botën ku jetojnë shqiptarë. E them me siguri dhe padyshim që ne duhet t’i jemi falënderues ekipit Kombëtar për atë që na ka dhënë, jo vetëm në rezultat, por na ka bërë krenarë. Na ka bërë ne që të themi me bindje jemi shqiptarë dhe të valvisim flamurin me shumë krenari. E filluan në Francë dhe e konfirmuan në Gjermani. Unë nuk besoj që ka ndonjë ngjarje tjetër që t’i ketë bërë shqiptarët kaq shumë të gëzuar dhe jo vetëm flamurin, por të shpalosin të gjithë kulturën shqiptare në të gjithë qytetet e Gjermanisë. Kjo ka qenë ngjarja historike kryesore mendoj e vitit 2024, por jo vetëm kjo. Ka pasur padyshim dhe zhvillime të tjera pozitive. Duke qenë një lojë, një garë, ka diskutime dhe debatet e veta, por kryesisht ka zhvillime pozitive dhe unë e konsideroj një hap përpara.

Çfarë mësimi nxorrët nga pjesëmarrja për herë të dytë të Shqipërisë në një Kampionat Europian? – Unë them që është gjëja më e bukur që na ka ndodhur, duke e vështruar në kompleks. Prezenca, pjesëmarrja e ekipit në fushë dhe më të gjithë kënaqësinë që morën të gjithë ata që ishin në Gjermani. Padyshim që do të ishim akoma më të lumtur nëse do të fitonim, por nuk ka ngelur shqiptar i pa lumtur me pjesëmarrjen dhe performancën e ekipit. Po, gjithmonë ka më mirë. Edhe kampionët e Europës dhe të botës kanë gjëra që nuk i kanë bërë shumë mirë dhe duhet që t’i përmirësojnë në të ardhmen. Jo vetëm në arenën ndërkombëtare, ne kemi pasur rezultate pozitive edhe në futbollin brenda vendit. Pavarësisht një lloj fenomeni largimesh apo eksodesh ku popullsia e Shqipërisë në një lloj mënyre po pakësohet, numri i futbollistëve në vendin tonë është rritur dhe ky është një tjetër fakt pozitiv. Në fund të fundit, futbolli është gjithëpërfshirës dhe ka për qëllim të ndihmojë jetën e njerëzve në përgjithësi. Shumë projekte me përgjegjësi sociale, ndikimi në shoqërinë shqiptare janë zhvilluar gjatë këtij viti nga Federata e Futbollit, jo vetëm me aktorë kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Ka pasur gara pozitive, shumë prezencë. Vendosja e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare ka qenë një tjetër hap pozitiv. Në Shqipëri janë organizuar gjatë vitit 2024 më shumë se 14 turne ndërkombëtarë, ku mbi 30 ekipe Kombëtare kanë vizituar vendin tonë. Përveç ekipit A që e shohin të gjithë, por me ekipet e vajzave dhe djemve që kanë luajtur dhe konkuruar, janë akomoduar etj. Jam i sigurt që ne jemi vendi i parë në Europë që organizojmë më shumë turne ndërkombëtarë. Ka pasur dhe shumë gjëra të tjera pozitive.

Ngjarja më e bukur për ju gjatë vitit 2024? – Ka shumë gjëra pozitive dhe negative. 365 ditë janë shumë. Si çdo shqiptar tjetër ngjarja më e bukur është pjesëmarrja në Europian.

Viti 2025 me çfarë objektivash vjen? – Kemi shumë ngjarje pozitive tashmë të programuara. Kemi shumë projekte të nisura që në vitin 2024. Federata e Futbollit gjatë vitit 2024 ka investuar në infrastrukturën sportive rreth 10 milionë euro, që besoj është një nga shifrat rekord në krahasim me vitet e mëparshme. Këto investime të siguruara nga projektet ndërkombëtare FIFA dhe UEFA, janë bashkuar me investitorë vendas dhe kanë ndihmuar në ndërtimin e 17 fushave të reja sportive në vendin tonë. Rikonstruksioni i dy stadiumeve. Po përfundojmë rikonstruksionin e stadiumit në Rrogozhinë që ta bëjmë gati për Kampionatin Europian U-17 2025 në Shqipëri. Në 2025-ën ngjarja më e rëndësishme është Kampionati Europian U-17 në vendin tonë, ku 8 ekipet më të mira të Europës do të marrin pjesë. Ne si pjesëmarrës dhe 7 ekipe të tjera do të konkurojnë për titullin kampion. Do të ketë shumë aktivitete gjatë këtij turneu. Kemi plane të tjera investimesh. Gjithashtu, do ta konsideroja historike pasi Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mbajë për herë të parë në vitin 2025 mbledhje në Tiranë. Ekipet Kombëtare vajza dhe djem kanë sfidat e radhës. Ekipi i vajzave në UEFA Nations League dhe djemtë në kualifikueset e Botërorit, ku kemi një grup interesant dhe të vështirë. Anglia, Serbia, Letonia dhe Andorra. Më 21 mars do të nisim rrugëtimin në Wembley, për të vazhduar ëndrrën tonë për në Botërorin 2026.

ShareTweetShare
Previous Post

Lajçaku nga Amerika: Mirënjohës për bashkëpunimin BE-SHBA në Ballkanin Perëndimor

Next Post

Samanta Karavella në pritje të ëmbël

Related Posts

Distria Krasniqi, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për ciklin olimpik 2025-2028
Sport

Distria Krasniqi, anëtare e Bordit Ekzekutiv të KOK-ut për ciklin olimpik 2025-2028

by TV OPINION
08/02/2025
Me dy përballje interesante nis sot edicioni pranveror i Superligës së Kosovës
Sport

Me dy përballje interesante nis sot edicioni pranveror i Superligës së Kosovës

by TV OPINION
07/02/2025
Kosova U-21 në grup me shtetet që nuk e kanë njohur
Sport

Kosova U-21 në grup me shtetet që nuk e kanë njohur

by TV OPINION
06/02/2025
Man City “mbret” i janarit, i shpenzoi 220 milionë euro për transfere
Sport

Man City “mbret” i janarit, i shpenzoi 220 milionë euro për transfere

by TV OPINION
04/02/2025
Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë në histori
Sport

Ronaldo: Jam futbollisti më i mirë në histori

by TV OPINION
04/02/2025
Next Post
Samanta Karavella në pritje të ëmbël

Samanta Karavella në pritje të ëmbël

Te fundit

Infantino mbërrin në Kosovë, pritet nga Agim Ademi

Infantino mbërrin në Kosovë, pritet nga Agim Ademi

30/09/2022
Projektligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, nën standarde minimale

24 mijë e 169 familje përfituan nga skema e ndihmës sociale në shtator

25/10/2022
Një nxënëse në Prishtinë theret aksidentalisht me thikë

Një nxënëse në Prishtinë theret aksidentalisht me thikë

11/06/2022
Paralajmërohet stuhi shiu për nesër, priten rrebeshe me bubullima e erëra

Moti për sot në Kosovë

13/10/2022
Vlora Çitaku i reagon gazetarit nga Shqipëria që i përqeshi kosovarët për ushqimin

Vlora Çitaku i reagon gazetarit nga Shqipëria që i përqeshi kosovarët për ushqimin

25/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?