Mohamed Salah e ka vendosur tashmë të ardhmen e tij.
Sulmuesi egjiptian do të luajë në Barcelonë nga viti i ardhshëm.
Për këtë siguron mediumi britanik “Mirror”, përcjell “Gazeta Express”.
Gjiganti katalunas në fakt e ka marrë një “po” nga lojtari, i cili do të jetë lojtar i lirë nga vera e vitit 2023.
Pra, Salah do të kalojë vitin e fundit të kontratës me Liverpoolin dhe më pas të largohet nga “Anfield Road” dhe të luajë në “Camp Nou” nga sezoni 2023/24.
Futbollisti dhe klubi i tij aktual nuk po arrijnë marrëveshje për vazhdimin e kontratës për shkak të kërkesave të larta të lojtarit.
Prandaj, ish-futbollisti i Baselit, Chelseat, Fiorentinës dhe Romës do të udhëtojë drejt Spanjës në përfundim të sezonit të ardhshëm.
Salah ka qenë njëri prej sulmuesve më të rrezikshëm në Evropë në vitet e fundit.