Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes së faturës së tatimit në pronë.
Ai me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë formë po rriten edhe problemet e qytetarëve.
“Krejt padrejtë po rriten problemet e qytetarëve. Krejt padrejtë po goditet mirëqenia e qytetarëve. Krejt padrejtë e pandalshëm po u rëndohet jeta qytetarëve në të gjitha fushat”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i Zemajt:
Tmerr- gati 100% rritet edhe fatura e tatimit në pronë.
Krejt padrejtë po rriten problemet e qytetarëve. Krejt padrejtë po goditet mirëqenia e qytetarëve. Krejt padrejtë e pandalshëm po u rëndohet jeta qytetarëve në të gjitha fushat.
Vlerësimi i bazës tatimore (pronës) nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve për vitin 2023 është rritur gati për 100%.
Ky veprim tregon paaftësinë dhe keqqeverisjen aktuale, duke lënduar qytetarët e Kosovës në kohën e inflacionit rekord dhe duke kontribuar në thellimin e varfërisë në vendin tonë.