Gjashtë persona si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete, ku dy persona morën lëndime trupore.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:20, në Prishtinë.
Siç bëhet e ditur në raport, në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdoru në rast.
“Si pasojë e një mosmarrëveshje janë rrahur mes vete gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, ku si pasojë dy prej tyre kanë pësuar lëndime trupore. Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy shufra metalike që dyshohet të jenë përdorur në rast”, thuhet në raport.
Tutje në raport, thuhet se palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, dy prej tyre janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /Telegrafi/