Ambasadori gjerman, Jorn Rohde, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e fundit në Kosovë, e që kanë të bëjnë pikërisht me Asociacionin.
Rohde deklaroi se është plotësisht me thirrjen e amerikanëve që Kosova të formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ky reagim i tij erdhi pasi, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet si dhe emisari special amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, kanë publikuar sot një opinion të përbashkët nga ku bëhet thirrje për t’u formuar menjëherë Asociacioni.
Ambasadori gjerman, Rohde tha se pajtohet me atë që kanë shkruar zyrtarët amerikanë si dhe vlerëson që Kosova është vonuar në formimin e Asociacionit.
“Pajtohem plotësisht: Më 27 qershor, 2013, Kosova u zotua që ta formojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai është vonuar dhe do të çojë para bisedimet për normalizim”, shkroi ai.