Fatmir Makolli, është rapsodi i njohur shqiptar, që ka pasur fatin që këto ditë ta takonte yllin botëror, Dua Lipa.
Rapsodi i njohur, gjatë takimit, i ka dhuruar Duas një çifteli, e cila lidhet me muzikën e vjetër tradicionale.
Në disa fotografi të publikuara në ‘Facebook’, Makolli nuk ka hezituar që të ndajë emocionet e tij nga takimi me artisten e famshme.
“Rastisi që në ditëlindjen time, të kem edhe një privilegj dhe kënaqësi që në lokalet e Hotelit Swiss Diamond, yllit botëror të muzikës, Dua Lipa, t’i dhuroj një çifteli”, ka shkruar ai në Facebook.
Dua, ndryshe ka qëndruar në Kosovë për festivalin “Sunny Hill”, ku ajo bashkë me babain e saj, Dugagjin Lipa, janë organizatorë.