Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas vdekjes së producentes, Vjosa Berisha.
Rama tha se “Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë 20 viteve pa u ndalur, ka rrezatur aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq”.
Postimi i tij i plotë:
Vjosa e Prishtinës!
Sot, Prishtinës iu shua një dritë që përgjatë njëzet viteve pa u ndalur, ka rrezatuar aq shndritshëm në skenën kulturore e kinematografike në vend me punën, profesionalizmin dhe energjinë e saj të pashoq.
Sot, ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme, Vjosën, që nga zemra i dha kryeqytetit aq shumë kreativitet e energji pozitive.
I bashkohem me pikëllim të thellë dhimbjes së familjes Berisha dhe Istrefi në këtë humbje të madhe.