TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, liberalizimi i vizave temë diskutimi

23/06/2022
in Ballina, Botë, Kosovë, Lajme, Shqipëri, Te tjera
Përfundon Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Bruksel, liberalizimi i vizave temë diskutimi
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ka përfunduar Samiti i Bashkimit Evropian me liderët e vendeve nga Ballkani Perëndimor, ndërkaq konferenca e paralajmëruar për media është anuluar, e për samitin nuk ka as komunikatë zyrtare për media.

Fillimisht, takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e shteteve të BE-së kishin nisur në orën 09:30, ndërsa konferenca për media ishte paralajmëruar në 11:45.

Pas kësaj, konferenca prapë ishte shtyrë për në 12:45, ndërkaq më pas u anulua, raporton Telegrafi.

Në një deklaratë për media, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, tha se gjatë samitit shumë pjesëmarrës kanë folur për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Në plan të parë ishte çështja e fillimit të procesit negociator me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë dhe bashkë me të edhe çështja e sigurimit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Përveç kësaj, ata folën për dhënien e statusit kandidat jo vetëm për Ukrainën dhe Moldavinë, por gjatë bisedimeve u fol shumë për marrjen e statusit kandidat për Bosnjen e Hercegovinën. Pra, le të shpresojmë që tonet nga ky takim të jenë mjaft frymëzuese për punën e pasdites së sotme të Këshillit Evropian”, ka thënë Gjukonoviq, shkruan Rel.

Lidhur me samitin e vendeve të Ballkanit Perëndimor deri tani nuk është lëshuar as komunikatë zyrtar.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e Bashkimit Evropian theksoi se paqja dhe stabiliteti në Evropë nuk është e mundur pa Ballkanin Perëndimor të integruar në strukturat euroatlantike, ndërsa duke për liberalizimin e vizave, potencoi se Kosova ka bërë pjesën e saj, ndërsa tashmë është radha e BE-së për vendim.

Osmani para të pranishmëve theksoi se qytetarët e Kosovës ndihen të diskriminuar, pavarësisht se janë populli më pro-evropian dhe i plotësojnë të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave prej 4 vjetësh.

“Ironia është që ne jemi këtu si anëtarë të barabartë të komunitetit ndërkombëtar, duke diskutuar agjendën evropiane, por sigurisht që unë ulem mes jush sot këtu si i vetmi person – i vetmi person – në këtë tryezë që duhet të marrë një vizë për të marrë pjesë në këtë samit”, tha ajo.

Për liberalizimin e vizave ka folur edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

Ajo e ka cilësuar ditën e sotme si historike, ndërkaq duke përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut  ka thënë se këto dy çështje që duhet të zgjidhen.

Ndërkaq, pas samitit, eksperti për Ballkanin, profesor Florian Bieber në një postim në Twitter shkruan se nuk ka liberalizim të vizave për Kosovën dhe as hapje të negociatave për  anëtarësim me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Tags: Ballkani PerendimorBrukselKosoveLliberalizimi i vizaveSamiti BE
ShareTweetShare
Previous Post

Rama në Samitin e BE-së: Ne shqiptarët nuk jemi aq të mirë sa të dorëzohemi bukur!

Next Post

Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme

Related Posts

Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Ballina

Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur

by TV OPINION
13/08/2022
Zelensky: Lufta duhet të përfundojë me çlirimin e Krimeas
Botë

Zelensky kërkesë Evropës: Ndaloni vizat për rusët

by TV OPINION
13/08/2022
Buxhovi: Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe politikanët flasin me gjuhën e klerikëve, fillon shembja e shtetit
Ballina

Buxhovi: Aty ku klerikët flasin si politikanë dhe politikanët flasin me gjuhën e klerikëve, fillon shembja e shtetit

by TV OPINION
13/08/2022
Edi Rama konfirmon pjesëmarrjen në samitin e BE-së
Kosovë

Rama: Raporti i Dick Martyt nuk mund ta gëzojë më rezolutën mbështetëse në fuqi

by TV OPINION
13/08/2022
LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize
Ballina

LDK: Qeveria Kurti e paaftë për të qeverisur në kohë krize

by TV OPINION
13/08/2022
Next Post
Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme

Rama për vdekjen e Vjosa Berishës: Sot ndjehemi më të varfër pa miken tonë të mrekullueshme

Te fundit

27 vjetori i anëtarësimit, Shqipëria i bën thirrje Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës

27 vjetori i anëtarësimit, Shqipëria i bën thirrje Këshillit të Evropës për pranimin e Kosovës

13/07/2022
Abazoviq e fton Kurtin në Ballkanin e Hapur: Shpresoj të jemi gjashtë shtete

Abazoviq e fton Kurtin në Ballkanin e Hapur: Shpresoj të jemi gjashtë shtete

08/06/2022
Përplasja e Madhe: Si po e lufton Rusia, Kosovën dhe Ballkanin?

Përplasja e Madhe: Si po e lufton Rusia, Kosovën dhe Ballkanin?

06/06/2022
Vdes regjisorja Vjosa Berisha

Vdes regjisorja Vjosa Berisha

23/06/2022
Ministrja Haxhiu viziton Agjencinë Kundër Korrupsionit

Ministrja Haxhiu viziton Agjencinë Kundër Korrupsionit

18/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Raportohet për të shtëna armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
  • Zelensky kërkesë Evropës: Ndaloni vizat për rusët

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?