Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vendosur për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike.
“Për sigurinë dhe qetësinë tuaj gjatë festave të fundvitit, kam urdhëruar ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në hapësirat publike’, shkruan ai në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
Zbatimi i këtij vendimi do të mbikëqyret nga inspektorët dhe policia, ndërsa shkelësit do të ndëshkohen me gjobë prej 100 euro.
Një ditë më parë, përdorimin e tyre nga datat 20 dhjetor 2024 deri më 03 janar 2025 e ndaloi edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.