Dy persona nuk kanë respektuar urdhërin e zyrtarëve policorë për ndërprerjen e disa punimeve që po i bënin pa leje ndërtimi.
Në vendin e ngjarjes po qëndronin edhe inspektorët komunal, ku njëri nga të dyshuarit e ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor duke i shkaktuar lëndime trupore.
Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar.
Njoftimi i plotë i policisë:
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR /Fsh. Gllarevë, Klinë 07.06.2022 – 12:55. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar për shkak se nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor për ndërprerjen e punimeve që të dyshuarit ishin duke i bërë pa leje ndërtimi. Në vendin e ngjarjes ishin edhe inspektorët komunal dhe njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor mashkull kosovar duke i shkaktuar lëndim trupor. Me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje ndërsa tjetri është liruar./Tv-Opinion.Com/