Çmimi i naftës do të jetë më i shtrenjtë një cent më shumë sesa dje. Benzina është liruar për një cent, teksa çmimi i gazit mbetet i pandryshuar për ditë me radhë.
Në njoftimin e MINT-it për çmimet tavan të produkteve të derivateve, lajmërohet se nafta për 24 orë do të jetë 1.75 euro për litër.
Çmimi maksimal i lejuar i benzinës është 1.66 euro për litër ose një cent më lirë se një ditë më parë.
Në anën tjetër, çmimi maksimal i lejuar i gazit mbetet 0.78 euro për litër.