TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kryetarja e Gjykatës në Prishtinë e kundërshton vettingut për gjyqtarët

16/07/2022
in Pa kategori
Kryetarja e Gjykatës në Prishtinë e kundërshton vettingut për gjyqtarët
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama deklaroi se vettingu i mundshëm për gjyqtarët do të dëmtonte dhe do të mbingarkonte institucionin që drejton. Ajo pajtohet që t’i nënshtrohet këtij procesi si kryetare e Gjykatës Themelore por është kundër që në të njëjtin të kalojnë edhe gjyqtarët e Prishtinës.
Në një intervistë për KosovaPress, Shabani-Rama foli edhe për numrin e madh të lëndëve që janë në pritje për shqyrtim dhe nevojën për ngritjen e kapaciteteve të gjykatës që drejton.

Grumbullimi i lëndëve mbetet sfidë për Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe ajo druhet se numri i tyre mund të rritet edhe më shumë nëse gjyqtarët i nënshtrohen vettingut.

“Nuk jam pro vettingut për shkak se konsideroj se do t’i bënte vetëm më shumë dëm, flas për gjykatën time, sepse vettingu është një proces i cili merr kohë dhe konsideroj se do t’i bëhet vetëm dëm dhe do të shtojë më shumë grumbullim të lëndëve. Në anën tjetër, në gjykatën tonë mbi 90% janë gjyqtarë të rinj të cilët nuk kanë as 5 vjet përvojë pune, të gjithë kanë kaluar nëpër procese të verifikimit dhe procese të ndryshme. Nuk e konsideroj të nevojshme, unë konsideroj që më e nevojshme është fakti që të ndihmohet gjykata, të ngrihen kapacitetet e kësaj gjykate dhe pastaj t’i shohim rezultatet. Sa i përket pjesës tjetër, për kryetarë dhe anëtarë të Këshillit, për mua është në rregull, nuk kam ndonjë koment, nëse ashtu e parasheh dhe e ka propozuar qeveria dhe ligjvënësi e voton, në rregull është, konsideroj se pjesa jonë nuk bënë shumë pengesë në gjykim, por për gjyqtarët është proces i rrezikshëm nëse i hyjmë asaj pjese sepse kemi për t’i bërë dëm më së shumti qytetarit”, thotë Shabani-Rama.

Shabani-Rama shprehet se tashmë ka një tendencë të rritjes së lëndëve, kryesisht të natyrës civile.

Vetëm në vitin e kaluar, ajo tha se i kanë pranuar mbi 11 mijë lëndë të reja, e trendi i rritjes thekson se po vazhdon edhe këtë vit.

“Qysh prej vitit të kaluar kemi parë një tendencë në rritje të lëndëve të gjitha natyrave, por me theks të veçantë të natyrës civile dhe kryesisht janë lëndë të cilat vijnë nga ana e punëtorëve publikë të institucioneve arsimore, mjekësore por edhe institucione të tjera si policia e Shërbimi Korrektues që janë si pasojë e mosrealizimit të kontratës kolektive nga ana e qeverisë por edhe nga ana e Komunave e institucioneve të tjera. Dhe në këtë aspekt është rritur numri shumë, kështu që në vitin e kaluar kemi pas dyfishim të rritjes së numrit të lëndëve në procedurë kontestimore-civile, ku mbi 11 mijë lëndë i kemi pranuar por edhe këtë vit vazhdon njësoj trendi i rritjes së lëndëve, përndryshe edhe në Penale dhe Administrative dhe në Departamentin e Krimeve të Rënda, kemi një tendencë të rritjes së lëndëve në ardhje”, u shpreh ajo.

Gjyqtarja Shabani-Rama si sfidë kryesore për këtë gjykatë e konsideron numrin e madh të lëndëve të grumbulluara ndër vite.

Sipas saj, zgjidhja më e mirë për zvogëlim të këtyre pritjeve është rritja e numrit të gjyqtarëve në këtë gjykatë.

“Sfida kryesore e kësaj gjykate është numri i madh i lëndëve të grumbulluar ndër vite dhe që po e vështirëson edhe më shumë numri i madh i lëndëve në ardhje në raport me numrin e vogël të gjyqtarëve që kemi. Këtë vit Gjykata Themelore e Prishtinës ka pasur një largim bukur të madh të gjyqtarëve, për shkak se një pjesë e tyre janë avancuar dhe një pjesë e tyre kanë kaluar në Gjykatën Komerciale që pritet të realizohet muajin e ardhshëm. Kjo e ka dëmtuar njëfarë mënyrë Gjykatën Themelore të Prishtinës shumë, kemi një disbalancë, në njërën anë kemi lëndë të grumbulluara, numër të madh të lëndëve në rritje, ndërsa në anën tjetër kemi edhe numër të paktë të gjyqtarëve, por edhe stafit tjetër administrativ apo mbështetës. Ne fatmirësisht së fundmi kemi pranuar 20 gjyqtarë të rinj, për neve ka qenë një lajm shumë i mirë, presim që brenda 6 muajve të fillojnë punën… Ky numër i gjyqtarëve nuk e mbulon as numrin e tyre që janë larguar këtë vit.. Kërkesa jonë dhe e imja si kryetare e kësaj gjykate është që të përmbushet numri i gjyqtarëve se ajo është nevojë që ajo duhet të bëhet në mënyrë të vazhdueshme”, theksoi ajo.

Në Gjykatën Themelore të Prishtinë janë në pritje rreth 80 mijë lëndë.

Krahas numrit të madh të lëndëve, Shabani-Rama rendit si sfidë edhe identifikimin e adresave.

“Kemi përafërsisht rreth 80 mijë lëndë që presin, kështu që unë e them se është një numër prej 30 deri në 50 (gjyqtarë) që nevojitet përtej strukturës së paraparë, kështu do të mund ta heqim këtë grumbullim të lëndëve dhe për një kohë të stabilizojmë pak gjendjen me lëndë sepse përndryshe do të ketë zvarritje të lëndëve gjatë nëse vazhdojmë me këtë trend që e kemi, qoftë me largimin e gjyqtarëve, qoftë të ardhjes së lëndëve dhe grumbullimit (të lëndëvë) të vjetra”, thotë ajo.

Kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, thotë se tashmë mbi 99% të lëndëve të shënjestruara janë në proces.

“Me vendimin tim si kryetare kanë kaluar të gjitha në Departament Special, mund t’iu them që mbi 99% të tyre janë në punë, janë në proces në përjashtim të ndonjë që është kthyer tash kohët e fundit në rivendosje, është duke vazhduar procesi sepse janë lëndë më të komplikuara dhe do të thotë nevojitet kohë me e gjatë për trajtimin për të ardhur deri te një vendim”, theksoi Shabani-Rama.

Albina Shabani-Rama shprehet se viteve të fundit është rritur numri i lëndëve të dhunës në familjeve, por shtoi se në trajtim të këtyre lëndëve nuk ka vonesa.

Me qëllim të uljes së numrit të lëndëve civile që presin trajtim në Gjykatën Themelore të Prishtinë, e para e këtij institucioni, tha se po promovojnë procedurën e ndërmjetësimit.

Tags: Albina Shabani-RamaGjykata ThemeloreGjyqtarëtKundërshtimPrishtineVettingu
ShareTweetShare
Previous Post

Publikohet tavani i çmimeve të derivateve për 24 orët e ardhshme

Next Post

Më 18 dhe 19 korrik Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Related Posts

Takimi Mobilizues me Rininë Demokratike të Kosovës: PDK Gati për Fitoren e 9 Shkurtit
Pa kategori

Takimi Mobilizues me Rininë Demokratike të Kosovës: PDK Gati për Fitoren e 9 Shkurtit

by TV OPINION
05/02/2025
Përmbyllim takimet në Petrovë, drejt fitores më 9 shkurt
Pa kategori

Përmbyllim takimet në Petrovë, drejt fitores më 9 shkurt

by TV OPINION
05/02/2025
Kjo pije me katër përbërës është e mrekullueshme për të humbur peshë
Pa kategori

Kjo pije me katër përbërës është e mrekullueshme për të humbur peshë

by TV OPINION
31/01/2025
Kujtim Gashi në Atmaxhë, aty ku dashuria dhe përkrahja për mua dhe PDK-në janë të përhershme
Pa kategori

Kujtim Gashi në Atmaxhë, aty ku dashuria dhe përkrahja për mua dhe PDK-në janë të përhershme

by TV OPINION
26/01/2025
Urime Presidentit Trump dhe Popullit Amerikan për Momentin Historik- Besa Ismaili Ahmeti
Pa kategori

Urime Presidentit Trump dhe Popullit Amerikan për Momentin Historik- Besa Ismaili Ahmeti

by TV OPINION
24/01/2025
Next Post
Opozita kërkon që të mos mbahet seanca pa diskutuar me veteranët

Më 18 dhe 19 korrik Kuvendi i Kosovës hap dyert për bashkatdhetarët

Te fundit

Nesër seanca Kuvendit të Kosovës, ky është rendi i ditës

S’ka kuorum për votimin e Projektligjit për Qeverinë dhe Noterinë

24/10/2022
Dyshohet se regjistroi prona pa i verifikuar kriteret, kërkohet paraburgim ndaj zyrtarit të komunës të Prishtinës

Kurdisjet në Superligën e Kosovës, Prokuroria nis hetimet

24/02/2023
Operohet me sukses mbrojtësi i Ballkanit, i cili kishte këputur ligamentin e gjurit në miqësoren me Shkupin

Mposht Llapin në Turqi, Ballkani e fiton Superkupën e Kosovës

21/01/2023
Ministri Aliu takon John Kerry-n: SHBA-të mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm

Ministri Aliu takon John Kerry-n: SHBA-të mbeten partneri e aleati ynë më i rëndësishëm

19/07/2022
Qeveria publikon udhëzim për çmimet e naftës, kaq centë do të fitojnë naftëtarët

Samiti i “The Economist”, Qeveria i jep 92 mijë euro nga kategoria e shpenzimeve të paprashikuara

26/10/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?