Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka përcaktuar tavanin e çmimeve për shitjen e derivateve.
Sipas vendimit të MINT, çmimi maksimal i lejuar për shitjen e naftës është 1 euro e 72 centë, i benzinës 1 euro e 44, duke shënuar ngritje për një cent nga dita e djeshme, derisa i gazit 71 centë.
Këto çmime do të jenë të vlefshme deri nesër në orën 10:00.