TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Sveçla: Arben Xheladini e Mon Balaj ranë dëshmorë për liri

10/02/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme
Sveçla tregon kur përfundon koncept-dokumenti për vettingun në MPB
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

16 vite pas vrasjes së Arben Xheladinit e Mon Balajt në protestën e dhunshme të 10 shkurtit të 2007-ës, viktimat i ka kujtuar aktivisti i kahmotshëm i VV-së, tani ministër, Xhelal Sveçla.

Në një postim në Facebook, Sveçla ka thënë se drejtësia s’ka ardhur sot e asaj dite.

Ai thotë se Mon Balaj e Arben Xheladini janë dëshmorë për liri e vetëvendosje.

Postimi i plotë:

Në ditën e shtunë të 10 shkurtit të vitit 2007, u tubuam paqësisht e masivisht në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë për të shprehur kundërshtimin tonë ndaj padrejtësive që po i vinin Kosovës nga pakoja e Ahtisaarit.

Protestës i printe e masës ju drejtua atë ditë edhe veprimtari i pashoq i çështjes kombëtare shqiptare Adem Demaçi, ndërsa përreth tij ishin mijëra qytetarë e aktivistë, djem e vajza të ndershëm, të guximshëm e me vetëdije të lartë mbi rrezikun që i kanosej vendit tonë nga decentralizimi etnik.

232 plumba gome me afat të skaduar u shkrepën drejt nesh, drejt djemve e vajzave, burrave, grave e të moshuarve. Nga ata plumba u vranë Mon Balaj e Arben Xheladini, mbetën të plagosur rëndë Hysni Hyseni, Zenel Zeneli e Mustafë Nerjova si dhe mbi 80 protestues të tjerë pësuan lëndime.

Drejtësia nuk ka ndodhur akoma por krimi nuk vjetërohet kurrë.

Mon Balaj e Arben Xheladini ranë dëshmorë për liri e vetëvendosje. Ata janë udhërrëfyesit e përhershëm në rrugën e përbashkët të idealeve tona. Ata janë udhërrëfyesit e angazhimit tonë të përditshëm e të pandalshëm për vendin tonë.

Lavdi Monit e Arbenit!

Lavdi dëshmorëve të rënë për liri e vetëvendosje!

Tags: Xhelal Sveçla
ShareTweetShare
Previous Post

Ilir Shaqiri flet për Big Brother Vip Albania: Jam me atë që është publiku, dhe publiku do Luizin

Next Post

Për 24 orë Policia e Kosovës ka shqiptuar 1758 gjoba trafiku

Related Posts

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
Ballina

Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë

by TV OPINION
01/04/2023
Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje
Ballina

Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

by TV OPINION
01/04/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Presidentja Osmani kujton masakrën e Lubeniqit

by TV OPINION
01/04/2023
Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës
Kronika Ditore

Jep dorëheqje zëvendësministrja e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës

by TV OPINION
01/04/2023
Konvertimi i targave në RKS – digjet edhe një veturë në Zubin Potok
Ballina

Edhe tri vetura u dogjën në veri

by TV OPINION
01/04/2023
Next Post
Policia me fushatë vetëdijesimi apelon tek qytetarët që të mos i përdorin telefonat gjatë ngasjes

Për 24 orë Policia e Kosovës ka shqiptuar 1758 gjoba trafiku

Te fundit

Paralajmërohet stuhi shiu për nesër, priten rrebeshe me bubullima e erëra

Parashikimi i motit për sot

11/10/2022

Kurti para takimit të 18 marsit: Asociacioni një-etnik s’është i mundur

10/03/2023
Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

Kosova dhe Luksemburgu nënshkruajnë marrëveshje në vlerë 35 milionë euro

21/07/2022
Vrasja për xhelozi në Maliq, arrestohen tre autorët e dyshuar

Vrasja për xhelozi në Maliq, arrestohen tre autorët e dyshuar

18/06/2022
PSD shtyn protestën kundër Hekuran Muratit: Duhet një organizim më i fuqishëm

PSD shtyn protestën kundër Hekuran Muratit: Duhet një organizim më i fuqishëm

04/07/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Gjeneral Kudusi Lama e Nait Hasani vizitojnë krerët e UÇK-së në Hagë
  • Marshi në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hoxha: Të gjithë kemi arsye për pjesëmarrje

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?