Anton Rasaj, pronar i Qendrës për të Moshuar “Orenda” në Pejë, e ka quajtur të padrejtë vendimin institucioneve për ta mbyllur këtë institucion.
Ministria e Financave këtë të premte njoftoi se ka revokuar licencën për qendrën “Orenda”, ku ka ndodhur rasti i dhunës fizike ndaj një banoreje të moshuar.
E sipas Rasajt, ky është vendim është i padrejtë pasi organet e hetuesisë ende nuk e kanë thënë fjalën e fundit lidhur me rastin.
Këto deklarata ai i ka dhënë në një bisedë telefonike për RTK-në, pasi nuk ka dashur të prononcohet para kamerave.
“RTK ka kontaktuar me drejtorin e qendrës ku ka ndodhur dhunimi, Anton Rasaj, i cili nuk ka dashur të prononcohet për media. Ai ka thirrur një konferencë për media nesër (sot) nga ora 11:00 veç se ka thënë se e quan të pa drejtë vendimin e ministrisë, pasi mendon se organet e hetuesisë ende nuk e kanë thënë fjalën e tyre sa i përket rastit në fjalë. Po ashtu, është shprehur shumë i prekur nga ky rast”.