TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

KDI: Mbi 70% e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog

29/06/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
KDI: Mbi 70% e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka shpalosur rezultatet e hulumtimit të opinionit publik të realizuar gjatë periudhës nga 10 deri me 19 qershor të këtij viti, që reflekton këndvështrimet e qytetarëve në Kosovë dhe në Serbi rreth normalizimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, raporton Ekonomia Online.

Violeta Haxholli nga KDI-ja ka treguar se 2000 persona janë anketuar në Kosovë e Serbi për këtë sondazh.

Tutje, Haxholli tha se qytetarët serb janë shfaqur më skeptik ndaj këtij procesi dhe më kritikues ndaj BE-së.

“Kërkojmë që qeveria e Kosovës të zhvillojë një dialog me komunitetin serb që t’i integrojë në këtë aspekt. Qytetarët e Serbisë janë më skeptik për këtë Dialog dhe më fajësues ndaj BE-së dhe kemi parë se këta qytetarë nuk po përfitojnë dhe nuk janë të kënaqur me rolin e BE-së dhe janë shumë skeptik për mbylljen e marrëveshjes”, tha ajo.

Haxholli theksoi se sondazhi prej 8 pyetjeve për qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë, ndërlidhet me procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë në përgjithësi, përfitimet nga dialogu mes dy vendeve, mungesën e progresit në këtë proces, zbatimin e marrëveshjeve të arritura, rolin e BE-së si lehtësuese e këtij procesi, marrëveshjen finale si dhe garantuesit dhe afatet e arritjes së marrëveshjeve.

Në pyetjen e parë drejtuar qytetarëve të Kosovës dhe të Serbisë, lidhur me atë se sa ka arritur Dialogu që ti përmirësojë marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Haxholli shpalosi se 49,3 % e të anketuarve në Kosovë dhe 56,5% e të anketuarve në Serbi janë të mendimit se marrëdhëniet Kosovë-Serbi kanë mbetur të njëjta pavarësisht procesit të dialogut mes dy vendeve.

Në pyetjen drejtuar qytetarëve të të dyja vendeve se kush mendojnë ata që po përfiton më shumë nga dialogu, partitë politike në Kosovë, partitë politike në Serbi apo qytetarët, 51,4% e të anketuarve në Kosovë janë përgjigjur se partitë politike në Serbi po përfitojnë më shumë nga dialogu. Në anën tjetër 30,4% e të anketuarve në Serbi janë shprehur se nuk e dinë kush po përfiton nga dialogu. Ndërsa vetëm 11% e të anketuarve në Kosovë janë shprehur se qytetarët e Kosovës po përfitojnë nga dialogu, me respektivisht 7,9% të të anketuarve në Serbi të cilët mendojnë që qytetarët e Serbisë po përfitojnë nga ky proces.

Lidhur me atë se kush mendojnë qytetarët se është përgjegjës për mungesën e progresit në dialog, Haxholli shpalosi të dhënat e këtij sondazhi të cilat shpërfaqin se 49,7% e të anketuarve në Kosovë mendojnë që Qeveria e Serbisë është përgjegjëse për mungesën e progresit në dialog. Ndërsa, 48,4% e të anketuarve në Serbi e fajësojnë BE-në për mungesën e progresit në dialog. Në anën tjetër, qytetarët serb të Kosovës, në përqindje prej 78,6% e shohin përgjegjëse qeverinë e Kosovës për mungesë të progresit në dialog.

Në pyetjen e radhës se sa janë të kënaqur qytetarët e Kosovës dhe të Serbisë me rolin lehtësues të BE-së në procesin e dialogut mes dy vendeve, të anketuarit në të dyja vendet në përqindje 70,3% e të anketuarve në Kosovë dhe 75,4% e të anketuarve në Serbi janë shprehur të pakënaqur me rolin e BE-së si lehtësuese e këtij procesi.

Në këtë sondazh qytetarët e të dyja vendeve janë pyetur edhe lidhur me formatin e marrëveshjes finale në kuadër të procesit të dialogut, për të cilën 35,4% e të anketuarve në Kosovë janë shprehur se mund të arrihet një marrëveshje finale që përfshin njohjen reciproke. Ndërsa, 56,1% e të anketuarve në Serbi mendojnë se nuk do të arrihet fare një marrëveshje finale mes dy vendeve, mendim ky që e ndajnë 31,35 e të anketuarve në Kosovë. Ndërsa, në përqindje më të lartë të njëjtin mendim e kanë shprehur edhe 61,9% e qytetarëve serb të Kosovës.

Qytetarët janë pyetur edhe lidhur me garantuesit e marrëveshjeve të dialogut duke vendosur sanksione për palët që nuk i zbatojnë ato, ku ata kanë pasur mundësinë që të zgjedhin një ose më shumë garantues. Përgjigjet e dhëna kanë shpërfaqur dallimet mes këndvështrimeve të qytetarëve nga të dyja vendet.  Lidhur me këtë, 49,7% e të anketuarve në Kosovës janë shprehur se SHBA-të duhet të jenë garantues të marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë. Ndërsa, 40,7% e të anketuarve në Serbi kanë vlerësuar se OKB-ja duhet të jetë garantues. Kurse, 72,5% e qytetarëve serb të Kosovës të anketuar e shohin BE-në si garantuese të marrëveshjeve të dialogut.

Në pyetjen e parafundit të kësaj sondazhi, lidhur me atë se si e shohin qytetarët e të dyja vendeve marrëveshjen e shumë përfolur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, 54,1% e të anketuarve në Kosovë janë të mendimit se kjo marrëveshje e cenon funksionimin e brendshëm të Kosovës. Në anën tjetër, 30,7% e të anketuarve në Serbi janë shprehur se kjo marrëveshje ofron më shumë të drejta për komunitetin serb në Kosovë. Përgjigje të ndryshme kanë shprehur qytetarët serb të Kosovës, ku 50% e të anketuarve të këtij komuniteti janë shprehur se nuk e dinë apo nuk janë përgjigjur fare lidhur me atë se çfarë ndikimi ka kjo marrëveshje në funksionimin e shtetit të Kosovës apo të drejtat e tyre.

Në pyetjen e fundit të kësaj sondazhi lidhur me afatet e arritjes së një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, Haxholli theksoi se përqindja më e lartë e të anketuarve në Kosovë e shpërfaqur në këtë sondazh prej 31,2% mendojnë se një marrëveshje finale mund të arrihet pas 5 viteve. Ndërsa, Në 49,6% e të anketuarve në Serbi tyre janë të mendimit se një marrëveshje finale mund të mos arrihet asnjëherë. Mesatarisht vetëm 2,2% e të anketuarve në Kosovë dhe në Serbi presin që të arrihet një marrëveshje finale gjatë këtij viti.

Ky hulumtim i opinionit publik është realizuar në kuadër të projektit “Shoqëritë civile në Kosovë dhe Serbi promovojnë një proces pajtimi pjesëmarrës dhe kuptimplotë”, i përkrahur nga Ministria Italiane e Jashtme dhe për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Tags: Bashkimi EvropianDialogInstituti Demokratik i KosovësKosoveSerbi
ShareTweetShare
Previous Post

Shoqëria civile kërkon vetting në arsim dhe përjashtimin e plagjiatorëve nga UP

Next Post

Një person me motor i vuri tritol makinës, si ndodhi shpërthimi në Shkodër

Related Posts

Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi
Ballina

Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi

by TV OPINION
17/08/2022
Ministri Sveçla: Kosova nuk ka luftëtarë në Ukrainë
Ballina

Procedohet për konsultime Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publik

by TV OPINION
17/08/2022
Situata energjetike në vend, KOSTT-i: Për oraret e reduktimeve drejtohuni në KEDS
Ballina

Situata energjetike në vend, KOSTT-i: Për oraret e reduktimeve drejtohuni në KEDS

by TV OPINION
17/08/2022
SHBA i dhuron Kosovës vaksina kundër Covid -19
Ballina

Ministria e Shëndetësisë apelon për vaksinim kundër Covid-19

by TV OPINION
17/08/2022
Kurti për takimin e 18 gushtit me Vuçiqin: Dialogu të përfundojë me njohje reciproke
Ballina

Takimi Kurti-Vuçiq, reagon edhe UNMIK-u

by TV OPINION
17/08/2022
Next Post
Një person me motor i vuri tritol makinës, si ndodhi shpërthimi në Shkodër

Një person me motor i vuri tritol makinës, si ndodhi shpërthimi në Shkodër

Te fundit

Bislimi shpreson në ndihmën e Finlandës dhe Irlandës për liberalizim dhe anëtarësim në NATO

Bislimi shpreson në ndihmën e Finlandës dhe Irlandës për liberalizim dhe anëtarësim në NATO

04/07/2022
KDI: Mbi 70% e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog

KDI: Mbi 70% e të anketuarve në Kosovë e Serbi të pakënaqur me rolin e BE-së në dialog

29/06/2022
Aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë, lëndohen dy persona

Aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë, lëndohen dy persona

27/06/2022
​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

​Nisin përgatitjet për shërbimet e kardiokirurgjisë pediatrike për fëmijët me sëmundje të zemrës

06/07/2022
Prishet miqësia mes Noizyt e Megi Pojanit?

Prishet miqësia mes Noizyt e Megi Pojanit?

16/07/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian BE Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Viktima Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Kurti arrin në Bruksel, ambasadori kosovar poston disa fotografi
  • Procedohet për konsultime Ligji i Pagave dhe ai për zyrtarët publik

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?