Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë ndaj 10 zyrtarëve të kësaj komune dhe një gjeodeti.
Të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe konfliktit të interesit.
Sipas prokurorisë, hetimet në lidhje me rastin kanë zgjatur pothuajse 2 vjet, teksa bëhet e ditur se katër nga personat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuzat janë drejtorë komunalë, dy udhëheqës të sektorëve të drejtorive përkatëse, dy inspektorë të ndërtimit, një zyrtar gjeodet, dhe një gjeodet i licencuar pranë Agjencisë Kadastrale të Kosovës.
Më tej, bëhet e ditur se mbi 11 personat në fjalë rëndojnë 21 vepra të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, ndërsa dy janë cilësuar si vepra penale të konfliktit të interesit.