Komisioni i Venecias do të merret edhe njëher me Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dje i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
”Pas përfundimit të punës së Grupit Punues në Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, pas dakordimit të përbashkët, Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, dje i është drejtuar sërish Komisionit të Venecias, me kërkesën për verifikimin e amendamenteve, nëse janë adresuar të gjitha rekomandimet e tyre lidhur me këtë Projektligj.Falënderojmë secilin anëtar të Grupit Punues për përkushtimin dhe punën në këtë nismë të rëndësishme, me qëllim të luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.”, ka shkruar Haxhiu.