TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Escobar: Pas qeverive, plani franko-gjerman edhe për publikun

19/11/2022
in Botë, Kosovë, Lajme
​Gabriel Escobar takon ndaras Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë plotësisht të përfshira në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në intervistë për RTK-në, deklaroi se tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës, nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe është potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.

Pas dy ditësh, fillon zbatimi i masës së shqiptimit të gjobave në Kosovë, për vozitësit që në veturat e tyre, bartin targat ilegale. Si e sheh këtë situatë Departamenti Amerikan i Shtetit?

Escobar: Shpresojmë që të dyja palët të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim, me mbështetjen e Emisarit Special të BE-së. Ne vazhdojmë t’i mbështesim në mënyrë aktive këto përpjekje.

Lista Serbe ka deklaruar zyrtarisht se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e parakohshme lokale në katër komunat në veri të vendit. Si duhet të sillet Kosova në këtë situatë?

Escobar:  Ne mbështesim demokracinë e larmishme, gjithëpërfshirëse, multietnike të Kosovës si edhe  zgjedhjet e lira, të drejta dhe legjitime. Ne jemi të vetëdijshëm për shqetësimet e komunitetit se mund të mos ekzistojnë kushtet për zgjedhje të suksesshme. Por, është e rëndësishme që Qeveria e Kosovës të jetë e përgjegjshme ndaj këtyre shqetësimeve. Zgjedhjet duhet të mbahen në frymë demokratike, pa kanosje politike.

Dy nga kërkesat kryesore që serbët të rikthehen në institucionet e Kosovës  janë shtyrja e vendimit për targa dhe krijimi i Asociacionit. Cili është mesazhi juaj për Kosovën?

Escobar: Shtetet e Bashkuara të Amerikës pajtohen me Bashkimin Evropian, se zhvillimet e fundit janë shqetësuese dhe vënë në rrezik progresin e rëndësishëm të arritur në dialogun e lehtësuar nga BE.

Tërheqja e serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës nuk është zgjidhje për mosmarrëveshjet aktuale dhe është potencial për të përshkallëzuar më tej tensionet në terren.

Të gjitha palët duhet të ndërmarrin hapa për të ulur tensionet dhe për të siguruar paqen dhe stabilitetin. Veprimet dhe retorika që rrisin mundësinë për  dhunë, vënë në rrezik të panevojshëm jetët e pafajshme dhe ato të forcave paqeruajtëse ndërkombëtare që janë në terren.

Si Kosova ashtu edhe Serbia duhet të demonstrojnë fleksibilitet maksimal dhe të arrijnë një marrëveshje në ditët në vijim për të qetësuar situatën. Pastaj palët duhet të dyfishojnë angazhimet e tyre në dialog, duke përfshirë zbatimin e marrëveshjeve që tashmë i kanë nënshkruar, që nënkupton edhe fillimin e negociatave për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Palëve u është dorëzuar një plan franko-gjerman ose evropian. Mund të na jepni më shumë detaje? Çfarë shkruhet në këtë plan prej dy faqesh?

Escobar: Progresi drejt normalizimit të marrëdhënieve Serbi-Kosovë përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja, është shumë i rëndësishëm për stabilitetin rajonal dhe për stabilitetin evropian, në një kohë kur po përballemi me agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe me krizat e goditjeve që pushtimi brutal dhe i pajustifikuar i Putinit ka shkaktuar në të gjithë Evropën. Detajet e propozimit po diskutohen në kuadër të dialogut të drejtuar nga BE-ja. Ne e mbështesim fuqishëm: Mendoj se pas diskutimeve mes dy qeverive, të fillojë një përfshirje më e madhe edhe e publikut.

Unë kam një partneritet të plotë me homologët e mi të BE-së. Ne jemi plotësisht të angazhuar përmes vendeve të Quint-it. Për shkak se integrimi evropian është aspirata e të dyja vendeve (Kosovë e Serbi v.j), ky proces natyrisht duhet të drejtohet nga BE-ja. Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara ngushtë me BE-në, me të dyja palët dhe partnerët evropianë, në mbështetje të plotë të këtij procesi. Ky angazhim është politikisht, financiarisht, përmes ngritjes së kapaciteteve dhe çdo mekanizmi tjetër që kemi për të siguruar rezultatin përfundimtar, që krijon stabilitet afatgjatë për rajonin. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të angazhuara në mënyrë aktive në mbështetjen e përpjekjeve të BE-së për të menaxhuar situatën aktuale.

Tags: Gabriel Escobar
ShareTweetShare
Previous Post

Avokati i Popullit me raport për arsimin – sistemi s’i ndihmon fëmijët të zhvillohen, sfidë përfshirja e komuniteteve

Next Post

Projektligji për konfiskimin e pasurisë, Konjufca i drejtohet sërish Komisionit të Venecias

Related Posts

Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitorimit i KFOR-it vizitoi FFK-në për zhvillimet e fundit
Kosovë

Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitorimit i KFOR-it vizitoi FFK-në për zhvillimet e fundit

by TV OPINION
24/03/2023
Shoqata e Pensionistëve mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill
Kosovë

Shoqata e Pensionistëve mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

by TV OPINION
24/03/2023
MRKS: Distria dhe Nora përsëri lartësojnë emrin e shtetit tonë
Kosovë

MRKS: Distria dhe Nora përsëri lartësojnë emrin e shtetit tonë

by TV OPINION
24/03/2023
Osmani i uron mirëseardhje Dua Lipës: Mirësevjen në shtëpi
Ballina

Osmani: Familja Haradinaj tregoi se liria është e panegociueshme

by TV OPINION
24/03/2023
PSD sot protestë, kërkon dorëheqjen e ministrit Murati
Kosovë

Molliqaj thotë se ka disponim për protestën e nesërme

by TV OPINION
24/03/2023
Next Post
Konjufca: SHBA mbetet aleati më i madh i popullit tonë

Projektligji për konfiskimin e pasurisë, Konjufca i drejtohet sërish Komisionit të Venecias

Te fundit

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj

06/07/2022
Zyrtare: Ponte Prizren siguron shërbimet e “gjigantit” amerikan

Zyrtare: Ponte Prizren siguron shërbimet e “gjigantit” amerikan

08/08/2022
Von Cramon e ka një kërkesë për Serbinë, dy për Kosovën

Von Cramon: BE dështoi në rastin e Kosovës

03/11/2022
Gold Ag ironizon reperët !!

Gold Ag ironizon reperët !!

02/07/2022
Probleme me shëndetin, Xeni anulon të gjitha aktivitetet muzikore për këtë vit

Probleme me shëndetin, Xeni anulon të gjitha aktivitetet muzikore për këtë vit

14/02/2023

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Ekipi i Zyrës Ndërlidhëse dhe Monitorimit i KFOR-it vizitoi FFK-në për zhvillimet e fundit
  • Shoqata e Pensionistëve mbështet “Marshin për Drejtësi” më 2 prill

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?