Krimi Ekonomik në Tiranë prej të paktën një viti kishte nisur hetimet për grupin kriminal që falsifikonin dokumentet amerikane dhe ato të Bashkimit Evropain.
Burime për Abc News thanë se dokumentet e falsifikuara prodhoheshin në Kosovë dhe më pas silleshin në Shqipëri ku dhe shiteshin, transmeton Klankosova.tv.
Pasaportat amerikane kushtonin deri në tre mijë euro, ndërsa ato të BE-së shkonin nga 2 mijë deri në 2 mijë e 500 euro.
Për këtë kanë përfunduar në pranga gjashtë persona. Ata janë, Kushtrim Doksani, Kujtim Gilani, Getoar Luzha, Kujtim Duka, Leonard Basha dhe Erina Doksani.
Nga ky operacion janë sekuestruar 15 dokumente, të huaja dhe shqiptare të dyshuara false, si edhe 7 telefona dhe një motomjet.