Besianë Musmurati, drejtoresha e Arsimit në Prishtinë, ka njoftuar se kjo komunë, çdo muaj do të ndajë një shumë prej 60 euro për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta, për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe
Në njoftimin e saj të bërë në Facebook, Musmurati, ka deklaruar se të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim.
Tutje, ajo ka thënë edhe se, gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe se janë të përkushtuar maksimalisht që të mbështesin çdo fëmijë në shkollim.
“Për të gjithë fëmijët me nevoja të veçanta në Komunën e Prishtinës, çdo muaj do të ndajmë një shumë prej 60 Euro për të mbuluar shpenzimet e transportit shtëpi-shkollë/çerdhe. Të jesh ndryshe nuk do të thotë që të kesh pengesa në shkollim. Gjithëpërfshirja është e domosdoshme dhe ne jemi të përkushtuar maksimalisht që të mbështesim çdo fëmijë në shkollim”, ka thënë Musmurati.