TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

“Je ministri më i dështuar”, Hekuran Murati në replika me deputetët

28/07/2022
in Kosovë, Lajme
Murati-Hotit: Mos keni diçka personale me bankën botërore
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Financave, Hekuran Murati, u përball me kritika dhe akuza për mosrealizim të projekteve kapitale nga deputetët e opozitës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai u akuzua po ashtu për diskriminim të komunave ku nuk udhëheq partia e tij.
Por, këto akuza i mohoi në foltore ministri Murati, i cili tha se e bën të kundërtën, duke i trajtuar barabartë komunat dhe se pret që realizimi i projekteve nëpër komuna të përshpejtohet.

“Nuk ka bllokadë nga niveli qendror, përkundrazi ne kërkojmë nga ta që t’i kryejnë sa më shpejt që të jetë i mundur. Nëse bëhet fjalë për çështje të tjera, për lista dëshirash që mund t’i kenë kryetarët e komunave dhe kërkojnë që pushteti qendror t’ua financojë dhe nëse kjo praktikë ka ekzistuar në të kaluarën, ne kemi thënë që kjo praktikë me këtë qeveri nuk mund të ekzistojë. Pra, të gjitha komunat do të trajtohen sipas peshës që e kanë, barabartë”.

Murati tha se ka përfunduar praktika kur ka pasë mbështetje shtesë nga niveli qendror për komunat ku në udhëheqje kanë qenë kryetarë nga partia në pushtet.

“Te ne s’ndodh, trajtohen barabartë”.

Por, deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, në replikë i tha Muratit se është ministri “më i dështuar”.

“Kjo tregon që po përgatiteni me godit pushtetin lokal aty ku ju nuk e keni fuqinë politike dhe do të mbajë përgjegjës. Flasim se vjen buxheti prapë. Po s’është mirë me iu thënë ‘listë dëshirash’ këtyre projekteve, të cilat janë dakorduar. Unë në shumë mënyrë të thjeshtë të thashë. S’ka përgjigje prej Qeverisë. Këtë ta thashë. Ti më thua listë dëshirash. Duhesh me dhënë argumente, ministër. Unë s’kam nevojë për ty, por kjo qeveri ka nevojë për votën tonë. Unë s’kam nevojë për ty, asnjë send – për shkak se je ministër totalisht i dështuar. Je ministri që po e fundos Qeverinë Kurti ngadalë-ngadalë”, tha Tahiri.

Deputeti i AAK-së tha se pret diskutim përmbajtjesor nga ministri Murati për këtë çështje.

Po ashtu, edhe deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, tha se gjendja në këtë drejtim përbën alarm.

“Ju si ministër i Financave e kuptoni që gjendja me investime kapitale është alarmante. Gjashtëmujori i parë dhe vetëm 11% realizim, nuk ka hapësirë për shpresë momentalisht”.

Ai tha se kishte pritshmëri që nga ministri Murati të ofrojë zgjidhje meqë “Qeveria ofron zgjidhje e qytetarët janë për ankesa”./Gazeta Express/

Tags: Kuvendi i Kosoves
ShareTweetShare
Previous Post

Lufta e VV-së me Duda Baljen, Haki Abazi e quan të papërgjegjshme dhe joprofesionale deklaratën e saj

Next Post

100 vjetori i marrëdhënies me SHBA, Biden dhe Bush mesazh për Shqipërinë! Kim: Besim të palëkundur

Related Posts

SBAShK i dërgon 450 anëtarë në bregdetin shqiptar
Kosovë

SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave

by TV OPINION
06/08/2022
Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa
Kosovë

Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

by TV OPINION
06/08/2022
90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit
Ballina

90% e kamerave të sigurisë në komunën e Prizrenit jashtë funksionit

by TV OPINION
06/08/2022
Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia
Kosovë

Kapen 750 litra vaj të kontrabanduara nga Serbia

by TV OPINION
06/08/2022
Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar
Kosovë

Kriza e rrymës në Kosovë pritet të jetë edhe më e rëndë se vitin e kaluar

by TV OPINION
06/08/2022
Next Post
100 vjetori i marrëdhënies me SHBA, Biden dhe Bush mesazh për Shqipërinë! Kim: Besim të palëkundur

100 vjetori i marrëdhënies me SHBA, Biden dhe Bush mesazh për Shqipërinë! Kim: Besim të palëkundur

Te fundit

Zemaj: Nëse vazhdohet të ofendohen mjekët, ikja e tyre është e pashmangshme

Zemaj: Nëse vazhdohet të ofendohen mjekët, ikja e tyre është e pashmangshme

30/07/2022
Digjet banesa në Tiranë, vdes foshnja 6-muajshe

Digjet banesa në Tiranë, vdes foshnja 6-muajshe

08/07/2022
Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për trafikim me njerëz dhe dhunim

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet për trafikim me njerëz dhe dhunim

06/07/2022
Tahiri: Investimet kapitale në komuna janë të bllokuara

Tahiri: Investimet kapitale në komuna janë të bllokuara

28/07/2022
Beteja për Severodonetsk, raportohet se forcat ruse po shkatërrojnë çdo gjë që mund të përdoret si mbrojtje

Beteja për Severodonetsk, raportohet se forcat ruse po shkatërrojnë çdo gjë që mund të përdoret si mbrojtje

09/06/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Arrestim Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hage Hekuran Murati Ilir Meta Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Olaf Scholz Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Proteste Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Ukraine Veteranet Vjosa Osmani
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • SBASHK-u pajtohet: Vlerësimi i mësimdhënësve do bëhet nga drejtorët e shkollave
  • Nga sot, Kosova do ta ketë pullën postare Dua Lipa

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?