Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përkujtuar 24-vjetorin e Masakrës së Lubeniqit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Presidenca ka shkruar se 24 vjet më parë, forcat serbe vranë barbarisht 80 civilë, në mesin e të cilëve edhe fëmijë njëvjeçarë.
“24-vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë vranë barbarisht 80 civilë të Lubeniqit, në mesin e të cilëve edhe fëmijë nga 18- muajsh e deri në 17- vjeçar. Egërsia e regjimit kriminal serb u manifestua edhe ndaj një gruaje shtatzënë.
Drejtësi për viktimat dhe kujtim i përhershëm për to!”, thuhet në shkrimin e Presidencës së Kosovës.