Përfaqësuesi i palës serbe në dialogun Kosovë-Serbi, Petar Petkoviq, është deklaruar pas marrëveshjes së arritur dje në Bruksel në lidhje me targat.
Petkoviq tha se marrëveshja e arritur në mes Kosovës dhe Serbisë do të thotë se s’do të ketë “politikë ndëshkuese” të institucioneve të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti ndaj serbëve që drejtojnë vetura me targa “KM”, si dhe Kurti ka pranuar gjithçka që kishte refuzuar në ditët e kaluara.
“Me këtë marrëveshje, duke filluar nga ora tetë, nuk ka gjoba prej 150 euro nga Albin Kurti dhe nuk ka politikë ndëshkuese në të gjitha fazat e tjera që kanë qenë pjesë e vendimit të Albin Kurtit lidhur me procesin e regjistrimit. Marrëveshja, në e ruajtëm paqen dhe arritëm ta mbajmë popullin tonë në veri të Kosovës”,tha ai, transmeton lajmi.net.
Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Petar Petkoviq, ka thënë se në Kosovë ka pasur panik për shkak të marrëveshjes për targa.