Një depo hekurishte në fshatin Bibaj të Ferizajt është përfshirë nga zjarri sot rreth rreth orës 13:40.
Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Ai tha se patrullat e policisë dhe zjarrfikësit janë në vendin e ngjarjes, ndërsa shtoi se nuk është raportuar për të lënduar,
“Sot, rreth orës 13:40 kemi pranuar një informacion se në fshatin Bibaj të Ferizajt në një depo hekurishte ‘Mbrojtja e Ambientit’ është një zjarr”, deklaroi Veseli.
“Patrullat e policisë janë në vendin e ngjarjes gjithashtu edhe zjarrfikësit e Ferizajt, nuk është raportuar për asnjë të lënduar. Për informata shtesë do të njoftoheni me kohë”, shtoi ai.