TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Kurti për takimin në Bruksel: Dita e djeshme s’ishte e përshtatshme për mua

22/11/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Kurti për takimin në Bruksel: Dita e djeshme s’ishte e përshtatshme për mua
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Të papërshtatshme e ka quajtur ditën e djeshme kryeministri Albin Kurti. Ai para rinisë së Prizrenit derisa foli për rëndësinë e leximit, tha se takimi i së hënës në Bruksel i cili përfundojë pa ndonjë marrëveshje me Serbinë nuk është i përshtatshëm për t’u përmendur.

Ai kërkoi nga të rinjtë që të lexojnë sa më shumë libra, pasi sipas tij kjo është e rëndësishme për cilësinë të cilën do ta ketë vendi në të ardhmen.

Këto komente Kurti i bëri në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

“Lexoni sa më shumë. Sot ka më pak kohë, jeta është më dinamike, andaj mos lejoni të shpërqendroheni në kurriz të leximit. Leximi i librave dhe literaturës është tejet i rëndësishëm për cilësinë të cilën do ta kemi në të ardhmen. Nëse secili prej neve e mendon ditën e djeshme, nejse për mua nuk është e përshtatshme dita e djeshme, por secili prej juve e mendoni ditën e djeshme se çfarë keni bërë në 24 orë, atëherë ka gjasa që disave nuk i kujtohet se çfarë ka bërë, e ato janë orët të cilat është dashur të jenë orë të leximit”, theksoi Kurti.

Kurti tha se do ta shtojnë numrin e qendrave për rininë në çdo cep të Kosovës.

“Do ta shtojmë numrin e qendrave për rininë anembanë Kosovës, mirëpo jemi të interesuar aty ku rinia tashmë është aktive t’ua krijojmë mundësitë për sa më shumë aktivitet. Mbështetja financiare është çdo herë e nevojshme, mirëpo nuk është pikënisje, unë nuk kam përvojë që paraja sjell vullnetin por vullneti bënë organizimin dhe pastaj edhe mbështetja financiare edhe kur vonohet ajo nuk humbet. Bashkëpunoni me njëri tjetrin sepse qeveria e Kosovës do të ju mbështet”, tha Kurti.

Kreu i ekzekutivit përmendi edhe katër parimet të cilat janë duke i reformuar në zhvillim të rinisë.

“Për qeverinë tonë ekzistojnë katër parime mbi të cilat po reformojmë dhe po ndërtojmë politikën tonë karshi rinisë, të cilat janë zhvillimi i rinisë i cili shtrihet përtej linjave ministrore më një perspektive të gjerë mbi faktorët që ndikojnë në jetën e tyre, përfshirja dhe pjesëmarrja e të rinjve në proceset vendimmarrëse, po ashtu duhet të ekzistojë një autoritet përgjegjës i cili drejton, koordinon dhe monitoron politikat e institucioneve, dhe e fundit, duhet të investohet në rini, pra, duhet të këtë buxhet të konsiderueshëm për masa ndërsektoriale brenda ombrellës së një strategjie, gjithëpërfshirëse, shtetërore”, theksoi Kurti.

Këto komente Kurti i bëri në Konferencën për Rininë 2022, “Drejt një politike kombëtare” të organizuar nga Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Tags: Albin Kurti
ShareTweetShare
Previous Post

Haradinaj: Jam i shqetësuar jo për dështimin e Kurtit, por të gjithë neve si Kosovë

Next Post

Murati për buxhetin: Janë një miliard euro të hyra më shumë me Qeverinë Kurti

Related Posts

Hapet konkurs për pranimin e 37 gjyqtarëve të rinj në tërë Kosovën
Kosovë

Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona

by TV OPINION
04/02/2023
Serwer: Është më realiste që Serbia të kthehet kah Kina, sesa kah Perëndimi
Ballina

Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

by TV OPINION
04/02/2023
Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi
Kosovë

Qeveria: Boshnjakët dhe shqiptarët kërkojnë reciprocitet të të drejtave në Serbi

by TV OPINION
04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
Botë

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

by TV OPINION
04/02/2023
Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës
Ballina

Stuhi të fuqishme bore e ere përfshijnë disa komuna të Kosovës

by TV OPINION
04/02/2023
Next Post
Murati për rritjen e pensioneve për veteranët: Fillimisht duhet të pastrohen listat

Murati për buxhetin: Janë një miliard euro të hyra më shumë me Qeverinë Kurti

Te fundit

Arrestohen dy persona për posedim dhe shitje të substancave narkotike në Prizren

Përdorën armë zjarri në aheng familjar, arrestohen dy persona në Prizren

12/08/2022
Gjashtë pije natyrale që lehtësojnë inflamacionin kronik

Gjashtë pije natyrale që lehtësojnë inflamacionin kronik

16/06/2022
Rusia rihap gazsjellësin për në Europë

Rusia rihap gazsjellësin për në Europë

21/07/2022
Vdes një person në Podujevë, policia po e heton rastin

Autobusi godet një këmbësore në Prishtinë

16/09/2022
Vdes në rrethana të dyshimta një 46 vjeçar në një lokal në Prishtinë

Vdes në rrethana të dyshimta një 46 vjeçar në një lokal në Prishtinë

05/08/2022

Etiketa

AAK Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Dyshohet se morën ryshfet për patentë shofer, një muaj paraburgim për tre persona
  • Serwer: Disa nga kushtet e Kurtit për Asociacionin mund të jenë pengesë për marrëveshjen

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?