Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim për herë të parë e ka zhvilluar mbledhjen me të gjithë anëtarët prezentë, raporton Ekonomia Online.
Madje deputetët këtë ditë e kanë quajtur historike. Përderisa zëvendëskryetari i Komisionit Hydajet Hyseni tha se mungesa e anëtarëve në mbledhjet po e dëmton këtë Komision.
Më pas Komisioni i ka votuar me vota unanime tri projektligjet për Forcën e Sigurisë së Kosovës: Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes; Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes dhe Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ministrinë e Mbrojtjes, me raport amendamente të Komisionit funksional për Çështjen e Sigurisë dhe Mbrojtjes.