Liam Payne do të shfaqet në serinë garuese talentësh në Netflix, “Building The Band”, disa muaj pas vdekjes së tij në Argjentinë.
Ish-anëtari i grupit muzikor “One Direction” është gjyqtar i ftuar në këtë program, bashkë me Kelly Rowland, ish-yllin e Destiny’s Child.
Emisioni do të bashkojë këngëtarë për të formuar grupe, pa u njohur me njëri-tjetrin. Lajmi për këtë projekt u bë i njohur në shtator, disa javë para se Payne humbi jetën nga një rënie nga ballkoni i një hoteli në moshën 31-vjeçare. Netflix ka konfirmuar që programi do të shfaqet këtë vit.
AJ Mclean i Backstreet Boys do të jetë prezantues, ndërsa Nicole Scherzinger do të marrë rolin e mentores dhe gjyqtares. Scherzinger kishte qenë gjyqtare në The X Factor kur Payne kishte konkurruar në audicion më 2010 dhe ndihmoi në formimin e One Direction.
Building The Band ishte një nga projektet e fundit të Payne, përpara vdekjes, përfshirë edhe këngën Do No Wrong me këngëtarin Sam Pounds.