TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Ngrihet aktakuzë ndaj tre personave për vrasje të rëndë në tentativë në Prizren

18/12/2024
in Kosovë, Lajme, Te tjera
Aktakuzë ndaj një burri në Prizren: Vendosi kufomë në varrin me kocka
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve: H.L, Sh.L dhe A.L., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasja e rëndë e mbetur në tentativë” nga neni 173, të pandehurit I.L, dhe A.L., kanë kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 184, të pandehurit H.L, I.L, H.L, Sh.L dhe Z.L., kanë kryer veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor” nga neni 186, dhe H.L., Sh.L., I.L., kanë kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, në kontroll ose në posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Sipas aktakuzës, me datë 22.05.2024 rreth orës 19:15 minuta në fshatin Krajk- Komuna e Prizrenit, në afërsi të tyrbes së fshatit, të pandehurit H.L., Sh.L., dhe A.L., me dashje tentojnë ta privojnë nga jeta të dëmtuarin M.Q., po ashtu me dashje vënë rrezik jetën e dëmtuarave, Gj.B., dhe S.Q., si pasagjere në automjet, në atë mënyrë që derisa i dëmtuari M.Q., ishte duke e drejtuar automjetin e tij, e që ishte duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit, i pandehuri A.L., me automjetin e tij, iu del përpara duke ia prerë rrugën, dhe nga automjeti i tij, dalin të pandehurit H.L., A.L., Sh.L., dhe Z.L., i pandehuri A.L., me një shufër metalike në dorë niset në drejtim të automjetit të të dëmtuarit, me ç’ rast e godet me shufër metalike xhamin e përparmë të automjetit duke e thyer, në momentin kur i dëmtuari M.Q., e hap derën për të dalë jashtë, i pandehuri Sh.L. i pajisur me një pistoletë të tipit “Crvena Zastava 99, dhe i pandehuri H.L,. i pajisur me një pistoletë të tipit “Zastava M83/98”, shtënë nga një largësi prej 4-5 metra në drejtimin e të dëmtuarit M.Q., duke e goditur të njëjtin në të dy këmbët, me ç’rast i kanë shkaktuar dy plagë hyrëse – tej shkuese, ndërsa të dëmtuarave Gj.B., dhe S.Q., seriozisht me dashje u vënë në rrezik jetën, i dëmtuari M.Q., me shpejtësi largohet nga vendi i ngjarjes në drejtim të Prizrenit. Ndërkohë, afërsi të tyrbes së fshatit të pandehurit I.L., e A.L., të pajisur me një pistoletë në dorë i afrohen të dëmtuarit B.Q., i cili ishte duke qëndruar në afërsi të automjetit të tij, me ç’ rast përdorin forcë ndaj tij duke e goditur të njëjtin me pjesën e topitur të pistoletës.

Pastaj, të pandehurit, H.L., I.L., H.L., Sh.L., dhe Z.L., pas konfliktit në fshatin Krajk, nga aty i ndjekin me automjete të dëmtuarit M.Q., dhe B.Q., të cilët në automjete ishin me anëtarët e familjeve të tyre, e që ishin duke udhëtuar në drejtim të Prizrenit, në momentin kur vërejnë se të dëmtuarit janë ndalur tek pompa e benzinës “O…… OIL” zbresin nga automjetet e tyre, dhe i sulmojnë me mjete të forta dhe me armë zjarri, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore me dëmtim të përkohshëm të shëndetit, lëndime këto të konstatuara në akt ekspertimin mjekoligjor në bazë të dokumenteve të çështjes të datës 06.09.2024 dhe plotësimi i mendimit të ekspertimit mjekoligjor datë 19.11.2024 punuar nga eksperti i mjekësisë ligjore.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.

Tags: Prizren
ShareTweetShare
Previous Post

Nënshkruhet në Bruksel marrëveshja e Partneritetit të Sigurisë dhe Mbrojtjes me BE-në

Next Post

Këto janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të rregullt të çajit të kamomilit

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Këto janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të rregullt të çajit të kamomilit

Këto janë përfitimet shëndetësore të konsumimit të rregullt të çajit të kamomilit

Te fundit

Faruk Bojaxhi, kandidat i PDK-së me aktivitete të shumta

Faruk Bojaxhi, kandidat i PDK-së me aktivitete të shumta

21/01/2025
Miftaraj: Kodi Civil po keqpërdorët për vota nga VV-ja, dëm i madh nëse s’miratohet këtë vit

Miftaraj: Një shtet normal s’e duron një ambasador si Martin Berishaj

24/02/2023
Lajçak takohet me ministrin finlandez: Besoj se ky shtet do të vazhdojë mbështetjen ndaj dialogut

Lajçak takohet me ministrin finlandez: Besoj se ky shtet do të vazhdojë mbështetjen ndaj dialogut

19/01/2023
Dy ngjarjet e paralajmëruara për sot

Ngjarjet e ditës në Kosovë

16/09/2022
​Presidenti Begaj sot nis vizitën dyditore në Kosovë, kjo është agjenda

Kjo është agjenda e presidentit Begaj në Kosovë

16/02/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?