Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit dhjetë të pandehurve për veprën penale Pjesëmarrja ose Organizimi i Grupit Kriminal të Organizuar
Sipas njoftimit të gjykatës, gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve B.G, R.H, M.B, A.K, Ç.N, L.B, R.D, A.M, E.A, F.N e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit për secilin, në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji.
“Gjyqtari i procedurës paraprake me rastin e caktimit të paraburgimit ka vlerësuar se nëse të pandehurit do të lihen në liri, të njëjtit mund të arratisen dhe prezenca e tyre gjatë procedurës paraprake do të ishte e vështirë të arrihet, po ashtu të pandehurit mund t`i shmangen ndjekjes penale dhe në këtë mënyrë mund të pengojnë zhvillimin normal të procedurës penale, të pandehurit mund edhe të pengojnë rrjedhën e procedurës penale duke ndikuar eventualisht në bashkëkryerës të veprës penale si dhe në dëshmitarë.
Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.”, thuhet në njoftim.