TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Rama për vijat e kuqe: Askush s’e kishte besuar që Kurti do të ulej me Vuçiqin, ndoshta përveç meje

07/04/2023
in Ballina, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Rama në Austri: Keni qenë krah nesh, por ndjej keqardhje për BE-në
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për KDP ka folur për procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe për marrëveshjen që është arritur gjatë muajit mars në Ohër.

Kur ka folur për Asociacionin, Edi Rama ka thënë se është një marrëveshje e nënshkruar dhe ka një rëndësi të veçantë për arsye se është maksimumi që Kosova mund të bëjë në adresim të Serbisë. Kur e ka thënë këtë, Rama ka shtuar se ky është minimumi që Kosova duhet të bëj, meqë deri dje askush nuk e çonte në mend që Kosova mund të ishte e pavarur.

Rama thotë se Serbia po dorëzohet përballë këtij realiteti dhe pavarësisht atyre që thotë Vuçiq, njohja do të ndodh.

“Tani, Asociacioni është një marrëveshje e nënshkruar dhe ka një rëndësi të veçantë për faktin se është maksimumi që Kosova mund të bëj në adresim të Serbisë, edhe pse bëhet fjalë për komunitetin serb në Kosovë. Pra, kur mendon që ky është maksimumi që Kosova duhet të bëj, atëherë është minimumi që Kosova duhet të bëj. Në sensin që deri dje, Serbia, jo Serbia, po e gjithë bota, as nuk e çonte dot nëpër mënd që Kosova mund të ishte e pavarur. Sot Kosova është e pavarur dhe Serbia që po dorëzohet përballë një realiteti që nuk e ndryshon dot. Pavarësisht që këmbëngul që të mos ndodhë, edhe vet Serbia, gjë që unë e kam dëgjuar edhe nga goja e Presidentit të Serbisë, në një konferencë shtypi që dha mbas asaj dite të gjatë të marrëveshjes, do të ndodhë, edhe unë nëse s’e firmos, keni parasysh që kjo do të ndodhë! Pra, sigurisht që Asociacioni është një çelës shumë i rëndësishëm për ta kyçur marrëveshjen”, ka thënë Rama për KDP.

Kur ka folur për vijat e kuqe të Kurtit dhe Vuçiqit, Rama ka thënë askush se kishte menduar që Albin Kurti do të ulej në tavolinë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vucic. Kur e thotë këtë, Rama përjashton veten meqë thotë se e kishte menduar që një gjë e tillë do të ndodhte.

“Mirë, mirë, dakord. Tani, do t’i përmendin të gjitha, por problemi është që thelbi është i përmirësuar ndjeshëm. Kush e mendonte deri dje që Albini do të ulej me Presidentin e Serbisë? Askush! Ndoshta, përveç meje! Dhe, unë e kam menduar që kjo do të ndodhte. Se si dhe kur do të ndodhte, sepse s’ke ku shkon. Domethënë, këto idetë ekstravagante me kthim kurrizi në një botë që është gjithnjë më shumë e lidhur në mes të Europës dhe me aleatët dhe me partnerët që ne kemi, ne dhe Kosova, nuk janë funksionale. Janë funksionale në opozitë, po nuk funksionojnë kurrë kur ti je duke qeverisur”, ka shtuar tutje Rama.

Rama në këtë intervistë e ka pranuar se nga Beogradi ia kanë thënë që Serbia më lehtë do ta pranonte që Kosova t’iu bashkohej Shqipërisë sesa që ta njihte Kosovën si shtet të pavarur, megjithatë potencon se Serbia s’ka ku shkon pa e pranuar që Kosova është një realitet i pakthyeshëm, me apo pa njohjen e Serbisë.

“E di, e di këtë gjë. E kam dëgjuar edhe nga miqtë e mi në Beograd! Problemi është që kjo rrugë nuk është një rrugë dëshirash që iu duhen plotësuar plotësisht të gjithëve, është një rrugë kompromisesh, por këto kompromise, le ta themi deri në fund e mos ta harrojmë kurrë, sado të dhimbshme të jenë për Kosovën, janë, janë “çaj kamomili” në raport me çfarë Serbia duhet të pranojë dhe, s’ka ku shkon pa e pranuar që Kosova është një realitet i pakthyeshëm dhe që Kosova, e njeh, s’e njeh Serbia, ka të drejtën e vet të qëndrojë aty, me pëlqimin e Serbisë, edhe pse pa firmën e Serbisë! Është big!”, ka theksuar Rama./Express/

Tags: Edi Rama
ShareTweetShare
Previous Post

Spektakël në CS:GO, Bad News Eagles merr fitoren e dytë në rrugë për “Paris Major”

Next Post

Tahiri: Kosova s’heq dorë nga njohja e Serbisë për shkak të dështimit të Osmanit dhe Kurtit

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Pagat e mësimdhënësve – Tahiri paralajmëron kallëzim penal ndaj Muartit: S’marrim pjesë në seanca

Tahiri: Kosova s’heq dorë nga njohja e Serbisë për shkak të dështimit të Osmanit dhe Kurtit

Te fundit

MKRS-ja ndanë pesë çmime vjetore në fushën e teatrit

MKRS-ja ndanë pesë çmime vjetore në fushën e teatrit

27/03/2023
Komuna e Prizrenit thirrje për OJQ-të kulturore, rinore dhe klubet sportive

Komuna e Prizrenit thirrje për OJQ-të kulturore, rinore dhe klubet sportive

24/06/2022
Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ende jeni te pleskavica dhe lakra

Gazetari nga Tirana fyen kosovarët: Ende jeni te pleskavica dhe lakra

25/07/2022
Ekskluzive: Elezi – Kosova ka përmbushur normat në aspektin e Sigurisë

Ekskluzive: Elezi – Kosova ka përmbushur normat në aspektin e Sigurisë

24/06/2022
Aliu: Me Ligjin e Pagave u bë padrejtësi ndaj sektorit publik

Aliu: Me Ligjin e Pagave u bë padrejtësi ndaj sektorit publik

03/02/2023

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?