Kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli në një intervistë për Ekonomia Online është shprehur se dëshiron ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë, me njerëz punëtorë e pragmatik.
Megjithatë, ish-ministri i Punëve të Jashtme theksoi se kësaj Qeverie po i mungojnë idetë zhvillimore, kuadrot, eksperienca dhe dituria.
Sipas tij, kjo Qeveri do të ishte një Qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive.
“Unë nuk kisha dashur që Qeveria e Kosovës të rrëzohet. Unë kisha dashur ta shoh Kosovën me një Qeveri të fortë. Kisha dashur të shoh Kosovën me njerëz punëtorë me njerëz pragmatik. Un ë nuk kisha me thënë është një qeveri e fortë që është dinamike”.
“Dinamizmi lind prej kreativitetit. Nëse nuk je kreativ nuk je i aftë për të krijuar ide zhvillimore. Nëse nuk ki ide zhvillimore t’i nuk ki në periudhë të caktuar kur mi implementuar ato dhe mbetesh me duar bosh. Prandaj kjo Qeveri do të ishte një Qeveri e mirë për Kosovën nëse do të ishte proaktive”.
“E ka shumicën dhe mund t’i qoj gjërat përpara në mënyrë fantastike. Dhe e shoh se Qeverisë i mungojnë kuadrot, eksperienca, dituria dhe kreativiteti. E këta njerëz nuk po i shoh në Qeverinë Kurti”, tha Pacolli.