Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. E njëjta po qëndron për vizitë në Washington D.C ku do të zhvillojë takime në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve.
Osmani e ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Mes tjerash, Presidentja e vendit ka thëne se SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë.
Postimi i saj i plotë:
Jemi në Washington D.C. për takime në Senat e në Dhomën e Përfaqësuesve, para se të vazhdojmë për Rhode Island ku do të mbajë fjalimin kryesor në Simpoziumin e 11-të Vjetor të ‘United States Naval War College’.
Kënaqësi të takohem sot me senatorin republikan Thom Tillis me të cilin diskutuam për zhvillimet e fundit të sigurisë në Kosovë *e në* Ballkanin Perendimor, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit drejt ruajtjes së paqes dhe sigurisë në rajonin tonë.
Paqja dhe siguria e qëndrueshme janë parakusht për prosperitet e zhvillim. SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë.