TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Mexhiti për ligjin e gjuhëve në Maqedoni: Askush nuk merr guximin për të prekur gjuhën shqipe

12/12/2024
in Lajme, Te tjera
Mexhiti për ligjin e gjuhëve në Maqedoni: Askush nuk merr guximin për të prekur gjuhën shqipe
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Izet Mexhiti tha se koalicioni VLEN do të mbrojë të drejtat e shqiptarëve dhe ka pasur guximin që me dinjitet të shtrojë për diskutim me VMRO/DPMNE çështje si ajo e gjuhës që dikur cilësoheshin tabu.

“E thash edhe paradites sot se VLEN është garant i të drejtave të shqiptarëve, I ligjit të gjuhëve dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, për avancimin e gjuhës dhe të mos jap përgjigje me diplomaci, garantojmë se kësaj pune i ka vdek nëna. Askush nuk merr guximin për të prekur gjuhën shqipe në Maqedoni”, u shpreh Mexhiti.

Ai shtoi më tej se edhe në rastin më të keq, nëse Gjykata vendos të abrogojë ligjin për gjuhët ku përcaktohet që e njeh shqipen si gjuhë, të cilën e flasin mbi 20% e popullsisë, është Kushtetuta ajo që ka përcaktuar përdorimin zyrtar të shqipes në Maqedoninë e Veriut si të drejtë obligative.

“E para duhet të dallojmë përdorimi zyrtar i gjuhës shqipe është kategori më e lartë sesa ligji në fjalë. Është kategori kushtetuese. Këtë e ka vërtetuar me deklaratë Presidentja, Kryeministri dhe unë si zv-kryeministër dhe faktorë të tjerë politikë në vend, që nuk ka askush ide apo mundësi për të abroguar një të drejtë kushtetuese pra të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe. Unë mendoj që debati do të jetë i paafatë dhe në fund konkluzioni do të jetë se kjo do të jetë e drejtë kushtetuese dhe nuk ka arsye për të debatuar a duhet të ekzistojë apo jo. Por të marrim edhe variantin më të keq, që gjykatësit e abrogojnë këtë ligj, ne do të sjellim ligj të njëjtë apo më të mirë në parlamentin republikan. Nuk ka pse mërzitet as opinioni brenda, as jashtë pasi vete fakti që është de drejtë kushtetuese është më e madhe se ligji në fjalë”, sqaroi Mexhiti.

I pyetur se çfarë pritet të ndodhë deri në mars me ligjin për gjuhët dhe debatin që ka krijuar në vend, Mexhi tha se “shqiptarët janë më mirë se asnjëherë më parë” në Maqedoninë e Veriut.

“Për herë të parë shqiptarët pas 20 viteve kanë dy taborë politike dhe ka konkurrencë politike. E mira është që konkurrenca të jetë në ide, platforma dhe programe. Garancia më e madhe për shqiptarët është se në qeveri i përfaqëson një gjeneratë e re që nuk ka hipoteka të së kaluar. E cila e ka përkushtim dhe hyjnore gjuhen shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve. Sepse nuk kemi hipoteka për të harxhuar mandatin dhe votat e shqiptarëve për ta shpëtuar Nikolla Gruevskin dhe Sasha Millajkovin. Këtë e vërtetoi DASH-i duke shpallur zv/kryeministrin e kaluar non-grata, për korrupsion në gjyqësi, pra për t’i shpëtuar kasapët që i kanë vrarë shqiptarët në të kaluarën dhe i kanë burgosur shqiptarët, e abroguar të drejtat e tyre. Çështja shqiptare është pritoritet para karrigeve tona”, nënvizoi ai. /A2

Tags: Gjuha ShqipeIzet MexhitiMaqedonia
ShareTweetShare
Previous Post

IRDK shpalos listën e kandidatëve për deputetë

Next Post

Osmani: SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë

Related Posts

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
Ballina

Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë

by TV OPINION
11/02/2025
Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet
Kosovë

Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

by TV OPINION
11/02/2025
​LVV dhe LDK partitë më të gjobitura nga PZAP
Ballina

PZAP gjobit me afro 10 mijë euro LVV-në, PDK-në e LDK-në

by TV OPINION
11/02/2025
Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike
Ballina

Osmani merr pjesë në darkën e shtruar nga Macron: Momentet si këto forcojnë lidhjet diplomatike e ekonomike

by TV OPINION
11/02/2025
Rama reagon për arrestimin e Veliajt
Lajme

Rama reagon për arrestimin e Veliajt

by TV OPINION
11/02/2025
Next Post
Osmani: SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë

Osmani: SHBA-të kanë qenë dhe mbeten të përkushtuara për të ndihmuar për t’i ruajtur dhe avancuar ato në Kosovë

Te fundit

​Gabriel Escobar takon ndaras Albin Kurtin dhe Aleksandar Vuçiq

Escobar: Një evoluim i jashtëzakonshëm i Kurtit për Asociacionin, ishte shumë e vështirë për këtë qeveri ta pranonte

22/04/2023
Kurti dhe Vuçiq ftohen në Bruksel për vazhdimin e dialogut

Sot në Bruksel mbahet takimi Kurti-Vuçiq

18/08/2022
Haxhiu: Vettingu nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, pres të kem takime edhe me opozitën

Haxhiu-Këshillit Gjyqësor të Kosovës: Kthehuni në vendin e punës, mos punoni për konflikt interesi

24/11/2022
Bernard Berisha reagon pas publikimit të fotos me liderin çeçen

Bernard Berisha reagon pas publikimit të fotos me liderin çeçen

05/08/2022
Gjumi i keq dhe ndikimi në ushqim

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse flini 8 orë çdo ditë

07/11/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Edi Rama Ferizaj Fsk Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove KQZ Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Lumir Abdixhiku Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbia Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Viktima Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Aktakuzë ndaj një personi në Prizren, u kap duke bartur katër emigrantë
  • Rënia e ueb-faqes së KQZ-së në ditën e zgjedhjeve, Prokuroria nis hetimet

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?