Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka uruar shtetin e Bosnje e Hercegovinës për Ditën e Pavarësisë.
Në një postim të bërë në llogarinë e saj në Twitter, Osmani tha se dy popujt përveç lidhjes së fortë mes tyre janë të vendosur edhe për të ardhme euroatlantike.
“Dy vendet tona sovrane dhe të pavarura ndajnë jo vetëm lidhje të forta mes njerëzve, por edhe një vendosmëri të palëkundur për një të ardhme më të ndritshme euroatlantike”, ka shkruar presidentja e vendit në Twitter.
Bosnja dhe Hercegovina sot feston 31 vjetorin e pavarësisë nga Jugosllavia përmes një referendumi të mbajtur të mbajtur më 1992.