TV Opinion
Advertisement
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera
No Result
View All Result
TV Opinion
No Result
View All Result

Rizvanolli mban takim për koordinim që ta parandalojnë vjedhjen e energjisë

21/11/2022
in Ballina, Kosovë, Lajme
Rizvanolli mban takim për koordinim që ta parandalojnë vjedhjen e energjisë
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, të premten ka udhëhequr takimin për luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike.

Rizvanolli ka thirrur këtë takim me qëllim të koordinimit ndër-institucional për shmangien e humbjeve komerciale në shpërndarje të energjisë elektrike, apo vjedhjeve të energjisë elektrike.

“Ministrja Rizvanolli ka thirrur këtë takim me qëllim të koordinimit ndër-institucional për shmangien e humbjeve komerciale në shpërndarje të energjisë elektrike, apo vjedhjeve të energjisë elektrike. Sipas raportit vjetor të ZRrE-së, këto humbje në vitin 2021 kanë qenë 6.16% apo 386 GWh. Ministrja Rizvanolli u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit konform kompetencave të tyre ligjore, që duke pasur parasysh krizën energjetike në vend, të trajtojnë parandalimin dhe luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji në Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Tutje, Rizvanolli ka bërë të ditur se me çmimet e importit të energjisë elektrike që pritet të mbretërojnë gjatë muajve në vijim, vazhdimi i një trendi të tillë të humbjeve komerciale mund t’i kushtojë vendit më se 100 milionë euro gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

Gjithashtu bëhet e ditur se Këshilli Gjyqësor, Zyra e Prokurorit të Shtetit e Policia e Kosovës kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim që të trajtojnë luftimin e vjedhjes së energjisë me prioritet të lartë.

Komunikata e plotë:

Institucionet përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit në koordinim për luftimin e vjedhjeve të energjisë

Prishtinë, 21 Nëntor, 2022 – Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli të premten ka udhëhequr takimin për luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike ku kanë marrë pjesë Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), Ymer Fejzullahu, Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, përfaqësues të Zyrës së Prokurorit të Shtetit, Policisë së Kosovës si dhe Kompanisë Kosovare për Distribuim të Energjisë Elektrike në Kosovë sh.a. (KEDS).

Ministrja Rizvanolli ka thirrur këtë takim me qëllim të koordinimit ndër-institucional për shmangien e humbjeve komerciale në shpërndarje të energjisë elektrike, apo vjedhjeve të energjisë elektrike. Sipas raportit vjetor të ZRrE-së, këto humbje në vitin 2021 kanë qenë 6.16% apo 386 GWh.

Me çmimet e importit të energjisë elektrike që pritet të mbretërojnë gjatë muajve në vijim, vazhdimi i një trendi të tillë të humbjeve komerciale mund t’i kushtojë vendit (konsumatorëve dhe buxhetit) më se 100 milionë euro gjatë sezonës së vjeshtës dhe dimrit.

Ministrja Rizvanolli u ka bërë thirrje të gjitha institucioneve përgjegjëse për siguri dhe sundim të ligjit konform kompetencave të tyre ligjore, që duke pasur parasysh krizën energjetike në vend, të trajtojnë parandalimin dhe luftimin e vjedhjeve të energjisë elektrike, gjë që do të ndikonte drejtpërdrejt në sigurinë e përgjithshme dhe të qëndrueshëm të furnizimit me energji në Kosovë.

Gjatë takimit, Ministri Sveçla ka potencuar që: “Luftimi i vjedhjeve të energjisë elektrike është temë jashtëzakonisht e rëndësishme për ne pasi ngjarjet globale patjetër që ndikojnë në sigurinë energjetike, dhe energjia në siguri të vendit. është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi stabilitet energjetik pasi është parakusht për stabilitet të sigurisë kombëtare.”

Këshilli Gjyqësor, Zyra e Prokurorit të Shtetit e Policia e Kosovës kanë shprehur gatishmëri të plotë për bashkëpunim që të trajtojnë luftimin e vjedhjes së energjisë me prioritet të lartë. Pas takimit fillestar për koordinim, do të mbahen takime të radhës teknike për hartimin e planit të veprimit e për të identifikuar mënyrat specifike se si mund të luftohen vjedhjet e energjisë nga të gjitha institucionet relevante.

Tags: Artane Rizvanolli
ShareTweetShare
Previous Post

Formacionet zyrtare: Anglia – Irani

Next Post

​Vërshimet, evakuohen pesë familje në Gjakovë

Related Posts

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
Kosovë

Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim

by TV OPINION
31/01/2023
Osmani pas takimit me von der Leyen: Në luftën kundër bandave në veri, presim mbështetje nga BE-ja dhe SHBA-ja
Ballina

Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

by TV OPINION
31/01/2023
Brnabiq për deklaratën e Escobarit: Nëse kushtëzohet Asociacioni, dialogu s’ka kuptim
Kosovë

Bërnabiq: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit

by TV OPINION
31/01/2023
Vizita e Kurtit-Osmanit në SHBA, Haziri: Në kohën e LDK-së takimet ishin në nivel presidentësh
Ballina

Haziri: Në takimin për Asociacionin nuk pati dallim opozitë-pozitë, vetëm mes palës shqiptare dhe serbe

by TV OPINION
31/01/2023
Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme
Kosovë

Diskutimi në Ambasadë, Rashiq: Ka potencial për bisedime të mëtejme

by TV OPINION
31/01/2023
Next Post
​Vërshimet, evakuohen pesë familje në Gjakovë

​Vërshimet, evakuohen pesë familje në Gjakovë

Te fundit

Haxhiu: Vettingu nuk ka të bëjë me emra të përveçëm, pres të kem takime edhe me opozitën

Haxhiu: Nëse dhuna ndaj grave ndodh publikisht, çka ndodhë prapa dyerve të mbyllura

18/08/2022
Vuçiq i thur lavde Ramës: Lider i fuqishëm, ia kam një borxh të madh

Vuçiq i thur lavde Ramës: Lider i fuqishëm, ia kam një borxh të madh

08/06/2022
Serbët protestojnë edhe në Shtërpcë, Jevtiq paralajmëron Kurtin

Serbët protestojnë edhe në Shtërpcë, Jevtiq paralajmëron Kurtin

23/11/2022
Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër një serbi, dyshohet për krime lufte në Istog

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë kundër një serbi, dyshohet për krime lufte në Istog

18/11/2022
Nuk ka USB-C! iPhone 15 pa port – Apple lëshon pesë sugjerime kryesore që duhet pasur parasysh

Nuk ka USB-C! iPhone 15 pa port – Apple lëshon pesë sugjerime kryesore që duhet pasur parasysh

19/09/2022

Etiketa

Aksident Albin Kurti Albulena Haxhiu Arrestim Avdullah Hoti Bashkimi Evropian Covid 19 Diell Edi Rama Ferizaj Futboll Glauk Konjufca Hekuran Murati Kosova Kosove Kuvendi i Kosoves LDK Liberalizimi i vizave Memli Krasniqi Ministria e Shendetesise Miroslav Lajçak Moti Nafta Nato Ngjarjet e ditës Pdk Policia Policia e Kosoves Prishtine Prizren Qeveria Qeveria e Kosoves Ramush Haradinaj Rusia Serbi Shaqir Totaj SHBA Shendeti Shqiperi Shqipëria Sport UCK Ukraina Vjosa Osmani Vlora Çitaku
TV Opinion

Televizioni Opinion TVO, televizion privat që ofron program të larmishëm televiziv 24 orë..

Më shumë...

Moti

Postimet e fundit

  • Njeriu i VV-së në krye të RTK-së, Hyseni: Kjo është fyerje e poshtrim
  • Osmani: Vendi ynë afër jofunksionalitetit, s’na duhet tjetër Republika Srpska

© 2022 TV OPINIONI

No Result
View All Result
  • Home
  • Lajme
  • Ekonomi
  • Sport
  • Shëndeti
  • ShowBiz
  • Tech
  • Te tjera

© 2022 TV OPINIONI

Are you sure want to unlock this post?
Unlock left : 0
Are you sure want to cancel subscription?