FC Ballkani ka njoftuar se Rustem Hoxha e ka përfunduar me sukses operimin.
30-vjeçari kishte këputur ligamentin e gjurit në ndeshjen miqësore ndaj Shkupit, shkruan Gazeta Express.
Qendërmbrojtësi nga Durrësi do të mbetet jashtë fushës së gjelbër për një kohë të gjatë
Njoftimi i plotë nga FC Ballkani (pa ndërhyrje):
“Lojtari ynë, Rustem Hoxha, pësoi lëndim në ndeshjen miqësore kundër Shkupit e fatkeqsisht pas ekzaminimëve në Shqipëri, rezultatet treguan qe e ka këputur ligamentin e gjurit.
Teksa sot ka përfunduar me sukses operimin .
Ky lëndim do ta lërë jashtë fushës disa muaj.
Ne i dëshirojmë shërim të shpejtë e të lehtë, dhe kthim sa më të shpejtë në fushat e gjelbërta”. /Gazeta Express/